LAJMI I FUNDIT:

Për herë të parë që nga agresioni në Ukrainë, shefi i ushtrisë amerikane flet me gjeneralin rus

Për herë të parë që nga agresioni në Ukrainë, shefi i ushtrisë amerikane flet me gjeneralin rus

Gjenerali i lartë amerikan, Mark Milley ka biseduar përmes telefonit me shefin e shtabit të përgjithshëm të Rusisë, Valery Gerasimov, konfirmoi sot ushtria amerikane.

“Udhëheqësit ushtarakë diskutuan rreth disa çështjeve shqetësuese që lidhen me sigurinë dhe ranë dakord të mbajnë të hapura linjat e komunikimit”, tha një zëdhënës i Milleyt.


“Në përputhje me praktikën e kaluar, detajet specifike të bisedës së tyre do të mbahen private”, shtoi zëdhënësi, raporton cnn.

Zyrtari i lartë amerikan bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë
Lexo po ashtu Zyrtari i lartë amerikan bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë

Biseda e Milley me Gerasimov vjen gjashtë ditë pasi sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin foli me homologun rus, ministrin e Mbrojtjes, Sergei Shoigu, për herë të parë që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Biseda mes Austinit dhe Shoigut zgjati afërsisht një orë. Austin e shfrytëzoi telefonatën për t’i kërkuar Shoigut të zbatonte një “armëpushim të menjëhershëm” në Ukrainë. /Telegrafi/