LAJMI I FUNDIT:

Policia intervenon në 21 raste, nuk respektuan vendimin e qeverisë për kufizimin e lëvizjes

Policia intervenon në 21 raste, nuk respektuan vendimin e qeverisë për kufizimin e lëvizjes

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka bërë të ditur për 21 raste të mosveprimit sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë, ndërsa rastet kanë ndodhur në qytete të ndryshme të Kosovës.

Lidhur me mosveprim sipas dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka edhe të arrestuar.


Më poshtë mund t’i lexoni të gjitha rastet e raportuar nga Policia e Kosovës:

Rr. Prizreni, Prishtinë 30.03.2020-01:45. Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është shoqëruar në polici pasi që i njëjti është takuar në rrugë duke mos respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës. I njëjti është intervistuar dhe me vendi të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Vëllezërit Fazliu, Prishtinë 30.03.2020 – 13:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e lëshuar nga qeveria. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Lidhja e Prizrenit, Prishtinë 30.03.2020 – 12:11. Është shoqëruar në stacionin policor i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Gllobar, Gllogoc 30.03.2020 – 10:45. Është shoqëruar në stacionin policore i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Lipjan 30.03.2020 – 15:28. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjti nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në zonën e karantinës.

Rr. Ferid Curri, Obiliq 30.03.2020 – 17:35. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Fsh. Karaqevë e Epërme, Kamenicë 30.03.2020 – 22:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt

Fsh. Koretin, Kamenicë 30.03.2020 – 22:10. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt

Fsh. Mazrek, Prizren 30.03.2020 – 17:20. Janë arrestuar dy meshkuj kosovarë të cilët nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë dhe nuk kanë respektuar urdhrat e zyrtarëve policor. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Fsh. Carrabreg i Ultë, Deçan, 30.03.2020-00:20. Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë ndaluar duke u shëtitur me veturën e  tyre pa ndonjë arsye të veçantë,  duke mos respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria e R. Kosovës ndërsa gjatë kontrollit te të njëjtit janë gjetur dhe sekuestruar: një sprej, dy fishekë dhe një boks. Të njëjtit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Gurrakoc, Istog 30.03.2020 – 11:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rr. Nënë Tereza, Pejë  30.03.2020 – 15:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rr. Bill Clinton, Pejë 29.03.2020 – 21:55.  Janë arrestuar dhjetë të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit janë takuar duke zhvilluar lojëra të fatit në një lokal njëherit të njëjtit nuk i kanë respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria e Kosovës. Të gjithë të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit pronari i lokalit është dërguar në mbajtje ndërsa nëntë të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Shtjefan Gjeçovi, Gjakovë 30.03.2020 – 18:03. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka hapur për të punuar në lokalin e tij qebaptore dhe aty janë hasur duke qëndruar disa persona. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Rr. UÇK, Gjakovë 30.03.2020 – 21:40. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë për kufizim të lëvizjes. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Fsh. Vermicë, Malishevë 30.03.2020 – 21:30. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë për kufizim të lëvizjes. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Vermicë, Malishevë 30.03.2020 – 21:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit nuk kanë respektuar vendimin e Qeverisë për kufizim të lëvizjes. Me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Rr. Arsim Muzaqi, Vushtrri 30.03.2020 – 13:05. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. Enver Musa, Vushtrri  30.03.2020 – 19:00. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët gjatë kohës së ndaluar të lëvizjes kanë dalë me veturë pa ndonjë arsye emergjente. Me konsultim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Fsh. Maxhunaj, Vushtrri 30.03.2020 – 22:55. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët gjatë kohës së ndaluar të lëvizjes kanë dalë me veturë pa ndonjë arsye emergjente. Me konsultim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.

Leposaviq 30.03.2020-04:20.  Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar është shoqëruar në polici pasi që i njëjti është takuar në rrugë duke mos respektuar vendimin lëshuar nga Qeveria e Kosovës. I njëjti është intervistuar dhe me vendi të prokurorit dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori