LAJMI I FUNDIT:

Pasojat e bombardimeve të vazhdueshme ruse në Kharkiv

Pasojat e bombardimeve të vazhdueshme ruse në Kharkiv

Pamjet amatore shfaqin pasojat e bombardimeve të pandërprera ruse mbi lagjet e banuara në Saltivka të Kharkivit.

Videoja është shpërndarë në Twitter nga Bjorn Stritzel, korrespondent i të përditshmes gjermane Bild, ku shihen rrënojat e ndërtesat që kanë mbuluar rrugët si dhe predhat që shkrepeshin në sfond, transmeton Telegrafi.


Stritzelit i është thënë nga komandanti i ushtrisë ukrainase në Kharkiv, se ajo për çfarë ka nevojë ky shtet evropian janë armët e rënda – pra artileri, aeroplanë dhe tanke.

Momenti kur ushtari ukrainas hedh në erë autoblindën ruse me predhën Javelin
Lexo po ashtu Momenti kur ushtari ukrainas hedh në erë autoblindën ruse me predhën Javelin

Ndërkaq guvernatori rajonal i Kharkivit, Oleh Synehubov, ka thënë se të paktën tre persona janë vrarë dhe 16 tjerë janë lënduar nga bombardimet.

Ky qytet në verilindje të Ukrainës, është një prej rajoneve që prej fillimisht të luftës ka qenë cak i vazhdueshme i sulmeve ruse. /Telegrafi/