LAJMI I FUNDIT:

Pamje të tmerrshme: Mishi i lopëve të ngordhura në Pejë do të përfundonte në suxhuk dhe byrektore (Foto)

Pamje të tmerrshme: Mishi i lopëve të ngordhura në Pejë do të përfundonte në suxhuk dhe byrektore (Foto)

Policia e Kosovës, siç është raportuar paraprakisht nga mediat, kishte arrestuar tre persona në Pejë për prodhim dhe vënie në qarkullim të artikujve të dëmshëm ushqimorë.

Siç ishte raportuar, rasti ka ndodhur në Pejë, të mërkurën në ora 15:00.


Tutje është thënë se inspektori i veterinës ka konstatuar dhe asgjësuar mishin i cili ishte i dëmshëm për konsumin njerëzor.

Tre të arrestuar në Pejë, iu është gjetur mish i dyshimtë për konsum
Lexo po ashtu Tre të arrestuar në Pejë, iu është gjetur mish i dyshimtë për konsum

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore e Pejës, përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se ka kërkuar masën e paraburgimit për të dyshuarin të cilit iu gjenden mbi 1 mijë kilogram mish i prishur.

”Prokuroria Themelore e Pejës-Departamenti për Krime të Rënda, ka paraqitur kërkesë pranë Gjykatës Themelore të Pejës, për caktimin e masës se paraburgimit kundër të pandehurit S.Sh., për shkak se i njëjtit kishte për të kryer vepër penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimore “, nga neni 267, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin që iu gjetën mbi 1 mijë kilogram mish i prishur
Lexo po ashtu Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin që iu gjetën mbi 1 mijë kilogram mish i prishur

Prokuroria Themelore e Pejës, ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve në drejtim të kësaj vepre penale, për shkak se me datën 16 janar të vitit 2019,i janë gjetur mbi njëmijë (1000) kilogram mish të dëmshëm për konsumim njerëzor”, thuhet në njoftimin për media.

Siç është thënë, seanca e procedurës së paraburgimit pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake, i cili do vendosë lidhur me kërkesën e prokurorisë.

Por skandali i këtij mishi nuk përfundon me kaq.

Burime të KALLXO.com të afërta me hetimet e hapura në Pejë për rastin e mishit të prishur kanë sqaruar se personat e dyshuar se copëtuan lopën e ngordhur merreshin me furnizimin e disa byrektoreve me mish, prodhimin e suxhukut dhe proshutës.

Sipas këtyre informatave, proshuta terej në shtëpinë e të dyshuarit, ndërsa suxhuku në njërën prej mishtoreve të njohura të Pejës.

Siç shkruan tutje kallxo.com, burimet e afërta me hetimet sqarojnë se grupi furnizonte edhe byrektoret me mish të bluar.

Ky medium shkruan se ka siguruar fotografi të lopëve të ngordhura, të cilat ishin bërë gati për t’u shitur në tregjet e Pejës.

Fotografitë tregojnë depon ku përpunohej mishi dhe gjendjen në të cilën ndodheshin frigoriferët.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori