LAJMI I FUNDIT:

Osmani i shkruan Hotit, i kërkon raportim në Kuvend lidhur me menaxhimin e pandemisë

Osmani i shkruan Hotit, i kërkon raportim në Kuvend lidhur me menaxhimin e pandemisë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani i është drejtuar me një letër sot kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti ku e ka ftuar për raportim në Kuvend lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19.

Në letrën të cilën e ka siguruar Telegrafi, Osmani ka kërkuar nga Hoti që në ditët në vijim por jo më vonë se një javë, ta njoftoi Kuvendin lidhur me ditën dhe kohën e raportimit.


“Në mbledhjen e fundit të Kryesisë së Kuvendit, ndër të tjera kemi shprehur shqetësimin tonë lidhur me zhvillimet e fundit rreth menaxhimit të pandemisë në vend. Pas konsultimit me anëtarët e kryesisë, njëzëri jemi dakorduar që t’u ftojmë për raportim në Kuvendin e Republikës së Kosovës lidhur me këtë çështje.

Prandaj në emër të Kryesisë së Kuvendit, ju ftoj për raportim në Kuvend në mënyrë që ta njoftoni Kuvendin, lidhur me të gjitha veprimet e Qeverisë së Republikës së Kosovës rreth menaxhimit dhe parandalimit të pandemisë”, thuhet në letrën e Osmanit drejtuar Hotit.

Ndryshe mbrëmë IKSHPK-ja njoftoi edhe për 195 raste të reja me COVID-19 në vend.

Deri më tash numri i të infektuarave ka arritur në 3,703 ku prej tyre janë shëruar 1,946 kurse 79 të tjerë kanë humbur jetën. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori