LAJMI I FUNDIT:

Organizohet tryeza për produktet organike, kërkohet që prezenca e tyre të jetë edhe në medie

Organizohet tryeza për produktet organike, kërkohet që prezenca e tyre të jetë edhe në medie

Në organizimin e Caritasit Zviceran, Austrian Development Cooperation dhe SIRED është organizuar tryeza “Bujqësia organike – Kosova dhe tregu evropian” për prezantimin e produkteve bujqësore.

Sipas pjesëmarrësve, këto produkte duhet të zënë më shumë hapësirë edhe në medie.


Menduh Abazi nga Agro Media Center në hyrje të takimit tha se duhet t’i jepet më shumë hapësirë produkteve vendore.

“Jo çdoherë prezantohen sic duhet produktet tona. Duhet t’iu jepet hapësirë produkteve vendore. E vërteta është se tani konsumatorët flasin për cilësi të produkteve. Ka paragjykime se produktet vendore janë jo cilësore, por se e vërteta është se ato janë cilësore. Përkundër paragjykimeve, aktualisht shumë prodhues po eksportojnë. T’i jepet më shumë hapësirë produkteve vendore”, tha Abazi.

Ndërsa, drejtori i Caritasit Zviceran në Kosovë, Gerhard Schaumberger theksoi se duhet të zhvillohet diskutimi ndërmjet biznesit dhe medieve.

Pjesëmarrësit nga disa medie

“Të zhvillohet një diskutim midis biznesit dhe medieve. Fokusi në bujqësi është në rritje e sipër. Jemi duke punuar që ta rrisim bashkëpunimin me komunat e Kosovës”, theksoi Schaumberger.

Ai shtoi janë duke punuar me Ministrinë e Bujqësisë që të ndërtohet industria organike.

“Aktualisht Austria ka 25 për qind të prodhimit nga produktet organike. 100 miliardë dollarë është prodhimtaria e këtyre produkteve në botë. Jemi duke punuar me Ministrinë e Bujqësisë që ta ndërtojmë industrinë organike”, shtoi ai.

Në fund, bizneset pjesëmarrëse prezantuan produktet organike ku së bashku me përfaqësuesit e medieve shkëmbyen përvojat se si duhet punuar në promovimin e tyre. /Telegrafi/

Prezantimi i disa produkteve organike
Prezantimi i disa produkteve organike