Nga: Wislawa Szymborska
Përktheu: Bajram Karabolli
I vlerësoj shumë këto dy fjalë të vogla: “Nuk e di”. Të vogla, por të pajisura me krahë për fluturim. Ato na e zgjerojnë jetën në një dimension që nuk përshtatet me veten tonë dhe në madhësinë në të cilën Toka jonë e vogël qëndron pezull. Nëse Isak Njutoni nuk do të kishte thënë me vete “Nuk e di”, mollët në kopshtin e tij mund të binin ende si breshër dhe ai, në rastin më të mirë, thjesht do të përkulej për t’i marrë dhe për t’i ngrënë. Nëse bashkatdhetarja ime Maria Sklodowska-Curie nuk do të kishte thënë me vete “Nuk e di”, ajo ndoshta do të kishte qëndruar si mësuese kimie në një shkollë për vajza të reja nga familje të mira dhe në këtë punë, padyshim shumë të denjë, do t’i kishte shkuar jeta, pa u njohur. Por, ajo vazhdonte të përsëriste “Nuk e di” dhe pikërisht këto fjalë e sollën dy herë në Stokholm, ku çmimi Nobel u jepet njerëzve me shpirt të shqetësuar dhe në kërkim të vazhdueshëm.
Edhe poeti, nëse është një poet i vërtetë, duhet të përsërisë vazhdimisht “Nuk e di”. Me çdo varg ai përpiqet të përgjigjet, por në momentin që vendos pikën e fundit, e sulmojnë dyshimet dhe kupton se përgjigja e tij është e përkohshme dhe në asnjë rast të kënaqshme. Atëherë, përpiqet vazhdimisht, në mënyrë që shenjat e njëpasnjëshme të pakënaqësisë së tij me veten, historianët e letërsisë t’i mbajnë me një kapëse letre të madhe për t’i quajtur “Vepra”.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëHistoria e shqiptares Laskarina Bubulina, Heroinës Kombëtare të Greqisë!
Qesh, bisedo dhe këndo me GPT-4o!
Poezia më e vjetër e dashurisë
Çështja kombëtare shqiptare si reagim ndaj çështjeve tjera kombëtare në Ballkan
Viti 1918: Fundi i Luftës së Madhe dhe paqja e padrejtësive
Jeta në komunizmin shqiptar
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3