LAJMI I FUNDIT:

Nëna e tre fëmijëve në Illinois qëllon për vdekje një burrë i cili refuzoi ta puthë

Nëna e tre fëmijëve në Illinois qëllon për vdekje një burrë i cili refuzoi ta puthë

Një nënë e tre fëmijëve nga Illinois ka qëlluar për vdekje një burrë – pasi ai dhe e dashura e tij kishin refuzuar ta puthin.

Claudia Resendiz-Florez, 28-vjeçe, sapo ishte vendosur në një shtëpi me James P. Jones, 29-vjeç dhe të dashurën e tij, kur dashuria mes treshes u komplikua dhe si rezultat ndodhi edhe vrasja, transmeton Telegrafi.


Që të tre po pinin së bashku gjatë të mërkurës mbrëma, kur Resendiz-Florez i kërkoi Jones që ta puthë – gjë që refuzoi ta bëjë, kështu puthjen ia dhuroi partneres.

Sikur kjo të mos mjaftonte, ajo i kishte kërkuar edhe puthje edhe të dashurës së Jonesit, e cila gjithashtu refuzoi.

Kur ajo këmbënguli ta bëjnë dhe ata sërish refuzuan, e nervozuar me këtë vendim të tyre mori armën dhe e qëlloi në gjoks, ku nga plagët e marra ndërroi jetë rrugës për në spital. /Telegrafi/