LAJMI I FUNDIT:

Ministria e Financave: Në mbledhjen e Qeverisë do të shqyrtohet vendimi për ndarje të buxhetit për organizatat buxhetore

Ministria e Financave: Në mbledhjen e Qeverisë do të shqyrtohet vendimi për ndarje të buxhetit për organizatat buxhetore

Zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Muharrem Shahini, për Telegrafin ka konfirmuar se kjo ndarje do të bëhet sipas Ligjit për Buxhetin.

“Për mbledhjen e ardhshme të Qeverisë së Kosovë, Ministria e Financave për rendin e ditës ka propozuar: marrjen e Vendimit për kursime dhe ndarje buxhetore për organizatat buxhetore, në pajtim me nenin 15 të Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019”, tha Shahini.


Paragrafi i tretë i nenit të 15-të të Ligjit për Buxhetin e Kosovës të vitit 2019, parasheh se, “Kur organizata buxhetore ka nën shpenzim krahasuar me planin e rrjedhës së parave të dorëzuar në Thesar, ministri mundet gjatë tre mujorit të fundit të vitit financiar me aprovimin paraprak nga Qeveria, të autorizoj shkurtimin e ndarjes buxhetore për të gjitha kategoritë e shpenzimeve të asaj organizate buxhetore, duke përjashtuar të hyrat vetanake, të hyrat e dedikuara dhe huamarrjet, dhe të transferoj atë brenda po të njëjtës organizatë buxhetore apo të transferoj atë ndarje tek një organizatë tjetër buxhetore, duke përjashtuar të gjithë paragrafët dhe nenet të cilët kufizojnë transferet buxhetore. Këto mjete nuk mund të transferohen për projekte të reja kapitale. Vlera kumulative e të gjitha këtyre transfereve nuk duhet të tejkaloj pesë për qind të vlerës totale të të gjitha ndarjeve buxhetore duke përjashtuar të gjitha
ndryshimet e ndarjeve buxhetore të ndodhura deri më 30 shtator të vitit fiskal”.

Vonesa në krijimin e institucioneve shtyn miratimin e buxhetit 2020, buxheti aktual mund të përdoret vetëm tre muajt e parë të vitit të ardhshëm
Lexo po ashtu Vonesa në krijimin e institucioneve shtyn miratimin e buxhetit 2020, buxheti aktual mund të përdoret vetëm tre muajt e parë të vitit të ardhshëm

Ndryshe, deri më 31 tetor, Qeveria e Kosovës do të duhej ta miratonte buxhetin e propozuar dhe ta dërgonte atë në Kuvend. Afati i fundit kur Kuvendi miraton buxhetin e Kosovës është 31 dhjetor. /Telegrafi/