“Jo më vonë se më 31 tetor, Ministria e Financave e përgatit propozimin me ndarjet buxhetore për secilën organizatë buxhetore dhe Qeveria aprovon atë. Qeveria miraton buxhetin e propozuar dhe e dërgon atë në Kuvend”, kështu thuhet në “Informator për qytetarë – Buxheti i Republikës së Kosovës 2019”, publikuar nga Ministria e Financave.
Por, shkuarja e Kosovës në zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme ka bërë që buxheti i vendit për vitin 2020 të shtyhet për miratim.
Ndërsa, sipas njohësve të financave, mos procedimi i Projektbuxhetit nga qeveria në largim për në Kuvend nuk prodhon ndonjë efekt, shkruan Telegrafi.
Zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Muharrem Shahini, për Telegrafin ka thënë se kjo ministri i ka përfunduar të gjitha obligimet rreth procesit për hartimin e buxhetit për vitin 2020.
Ai tregon se drafti fillestar i buxhetit është përgatitur, por që nuk do të finalizohet deri në formimin e qeverisë së re.
“Dëgjimet buxhetore me organizatat buxhetore janë mbajtur dhe Drafti fillestar i buxhetit 2020 është përgatitur, por nuk do të finalizohet për arsye të pritjes së qeverisë në të ardhmen, pas mbajtjes së zgjedhje në Kosovë. Kështu që Ministria e Financave brenda kompetencave të veta i ka përfunduar të gjitha obligimet rreth procesit buxhetor, por duke pasur parasysh rrethanat e reja të krijuara pas zgjedhjeve Ministria e Financave do të pres deri në formim të institucioneve të reja ekzekutive dhe legjislative për veprime tjera”, tha Shahini.
Blendi Hasaj nga Instituti GAP ka thënë se, për momentin procedimi i Projektbuxhetit për vitin 2020 në Kuvend është i pakuptimtë.
Hasaj me anë të një shkrimi në Facebook ka sqaruar se, mos procedimi i Projektbuxhetit nga qeveria në largim për në Kuvend nuk prodhon ndonjë efekt sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, por vetëm se e rritë presionin tek VV-LDK për arritjen e marrëveshjes në kohë më të shpejtë.
“Në situatën e tanishme, procedimi i Projektbuxhetit për vitin 2020 në Kuvend pasnesër është i pakuptimtë. Duke marrë parasysh se do të kemi të paktën një numër më të vogël të ministrive në Qeverinë në ardhje, rrjedhimisht shpenzime më të vogla për mallra dhe shërbime dhe ridizajnim të një pjese rreth investimeve kapitale përmes krijimit të grantit të katërt, dokumenti aktual i Projektbuxhetit nuk do të jetë fare i dobishëm. Dokumenti në fjalë i përgatitur nga Ministria e Financave përmban mes tjerash ndarje të buxhetit për ministri sikurse Ministria e Diasporës, ajo e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Integrimeve Evropiane, etj. Me qenë se qeveria ne ardhje parasheh shkrirje të këtyre ministrive nëpër ministri tjera dhe risistemim të punonjësve të tyre, dokumenti i tillë mbetet jo-relevant. Mos procedimi i Projektbuxhetit nga qeveria në largim për në Kuvend pasnesër nuk prodhon ndonjë efekt sipas Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë. Vetëm se e rritë presionin tek VV-LDK për arritjen e marrëveshjes në kohë më të shpejtë. Rrugë e dytë nuk mbetet”, ka shkruar Hasa, përcjell Telegrafi.
Po ashtu, sipas përllogaritjeve të Institutit GAP, buxhetit të Kosovës pritet t’i kursehen rreth 15.5 milionë euro për një mandat qeverisës nëse do të realizohen premtimet e koalicionit qeverisës ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për zvogëlimin e numrit të ministrive në 12 sosh nga 21 që është aktualisht.
Në bazë të procedurave ligjore, deri më 31 tetor Qeveria e Kosovës do të duhej ta miratonte buxhetin e propozuar dhe ta dërgonte atë në Kuvend. Afati i fundit kur Kuvendi miraton buxhetin e Kosovës është 31 dhjetor.
Nëse buxheti nuk është miratuar deri më 31 dhjetor, atëherë në bazë të procedurave ligjore, Kuvendi, me anë të një vendimi, mund të autorizojë vazhdimin e zbatimit të Ligjit për Buxhetin të vitit të kaluar fiskal.
Ligji për Ndarjet Buxhetore i vitit të kaluar fiskal, në asnjë rast, nuk mund të vazhdojë të zbatohet për më gjatë se tre muaj të vitit të ardhshëm fiskal.
Kujtojmë se buxheti i vitit 2018 ishte miratuar në Kuvend më 2 shkurt pas debateve të shumta lidhur me kalimin e Ligjit për Buxhet. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBlack Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
PostCHAT ju pret!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
SHBA-ja sanksionon bankën ruse, Gazprombank
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje