LAJMI I FUNDIT:

Krejt çfarë ndodhi në seancën maratonë të Kuvendit të Kosovës – amendamentet dhe ligjet e miratuara

Krejt çfarë ndodhi në seancën maratonë të Kuvendit të Kosovës – amendamentet dhe ligjet e miratuara

Pas debateve të nxehta dhe grevave të shumta gjatë javëve të fundit, deputetët e Kuvendit të Kosovës me 62 vota për, asnjë kundër dhe 1 abstenim kanë miratuar Projektligjin për Pagat në sektorin publik.

Deputetët fillimisht kanë votuar për secilin amendament të dalë nga Komisioni për Administratë Publike për këtë Projektligj.


Në fillim të seancës, kryetari i Komisionit, Nait Hasani, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të votojnë amendamentet Projektligjit.

Kuvendi miraton Projektligjin për Pagat në sektorin publik
Lexo po ashtu Kuvendi miraton Projektligjin për Pagat në sektorin publik

“Kemi njëri ndër ligjet më të rëndësishëm, Ligjin për Pagat në sektorin publik. Ato që i ka miratuar Komisioni pres që t’i përkrahni. Ka pasur një anarki të pagave, për këtë kërkojë që ky Projektligj të miratohet. Shumica e amendamenteve janë inkorporu. Kemi pasur presione nga institucione të ndryshme që t’i rris pagat. Parimi i Ligjit është që t’i nivelizojë pagat në të gjitha sektorët”, ka thënë Hasani, përcjell Telegrafi.

Në seancën e së shtunës pati debate të ashpra për pragun e pagës dhe çështjen e mos trajtimit të njëjtë të ndërmarrjeve publike.

Miratohet Projektligji për Administratën Publike dhe agjencitë e pavarura
Lexo po ashtu Miratohet Projektligji për Administratën Publike dhe agjencitë e pavarura

Deputetët kanë debatuar gjatë për pagat e menaxhmentit të Fondit Pensional të Kosovës (Trust), duke i konsideruar se këto paga janë të larta.

Kuvendi i Kosovës debaton për pagat e menaxhmentit të Trust-it
Lexo po ashtu Kuvendi i Kosovës debaton për pagat e menaxhmentit të Trust-it

Me mbi 40 vota, deputetët kaluan amandamentin i cili i shpërblen me pagë kalimtare zëvendësministrat e Qeverisë së Kosovës, duke ua mundësuar atyre të shpërblehen edhe pas përfundimit të mandatit, shkruan Telegrafi.

Zëvendësministrat do të marrin pagë pas përfundimit të detyrës
Lexo po ashtu Zëvendësministrat do të marrin pagë pas përfundimit të detyrës

Po ashtu, deputetët kanë kaluar amendamentin për rritjen e koeficientit për 0.1 për qind për mësimdhënësit universitarë, ndërsa nuk ka kaluar propozimi për rritjen e pagës së shefit të Agjencisë Kundër Korrupsion.

Deputetët rritin koeficientin e mësimdhënësve universitar
Lexo po ashtu Deputetët rritin koeficientin e mësimdhënësve universitar

Pas votimit të projektligjit për paga, ministri i Financave, Bedri Hamza është shprehur se përkundër kostos shtesë që mund të ketë ky Ligj, aspekti financiar i tij është i mbuluar.

Hamza flet për koston shtesë që do të ketë Ligji për Paga
Lexo po ashtu Hamza flet për koston shtesë që do të ketë Ligji për Paga

Shefi i kuletës së shtetit, ka theksuar se ky vendim pritët të hyjë në fuqi ashtu siç e parasheh Ligji, pas gjashtë muajve.

Gjithashtu në Kuvend për herët të dytë është shqyrtuar edhe Projektligji për Buxhetin e Kosovës për vitin 2019, shkruan Telegrafi.

Kuvendi miraton Buxhetin për vitin 2019
Lexo po ashtu Kuvendi miraton Buxhetin për vitin 2019

Në seancën që zgjati më shumë se 14 orë, deputetët me 64 vota për arritën ta votojnë Buxhetin 2019, duke evituar një krizë institucionale për sa i përket pagave në sektorin publik.

Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit të Financave, në një intervistë për Telegrafin, kishte thënë se nëse buxheti për këtë vit, nuk aprovohet edhe pas muajit mars nuk do të ketë asnjë pagesë përveç borxhit të jashtëm.

“Në rast se nuk kalon buxheti i vitit 2019, por kalon vendimi, na mundëson që të funksionojmë gjatë muajit shkurt dhe mars. Nëse buxheti edhe pas muajit mars nuk aprovohet, atëherë më 1 prill shteti i Kosovës mund të bëjë pagesa vetëm për borxhin e jashtëm, ndërsa asnjë pagesë tjetër nuk mund të bëhet”, kishte sqaruar Rafuna.

Rafuna: Nëse buxheti nuk aprovohet pas muajit mars, shteti nuk mund të bëjë asnjë pagesë (Video)
Lexo po ashtu Rafuna: Nëse buxheti nuk aprovohet pas muajit mars, shteti nuk mund të bëjë asnjë pagesë (Video)

Gjithashtu në orët e para të ditës së diel, Kuvendi i Kosovës me 80 vota për, dy kundër dhe tri abstenim, ka miratuar Propozim-statutin e Shoqërisë Aksionare “Trepça”.

Kuvendi miraton Statutin e Trepçës
Lexo po ashtu Kuvendi miraton Statutin e Trepçës

Lidhur me këtë ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka thënë se me votimin e statutit të “Trepçës” është zgjuar gjiganti kosovar.

“Ky është hapi kryesor për t’i dhënë këtij aseti fuqinë për investime dhe gjenerim stabil të të hyrave dhe punësim”, ka shkruar Haradinaj, përcjell Telegrafi.

Lluka: Miratimi i statutit të ndërmarrjes i hapë rrugë perspektives zhvillimore të Trepçës
Lexo po ashtu Lluka: Miratimi i statutit të ndërmarrjes i hapë rrugë perspektives zhvillimore të Trepçës

Ndërsa, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka deklaruar se ky statut mundëson zbatimin e Ligjit për Trepçën si dhe adreson çështjet kryesore për konstitutimin dhe funksionalizimin e ndërmarrjes.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës ka zhvilluar njërën nga seancat më të gjata të saj, pasi punimet kanë filluar në ora 10:00 të mëngjesit të së shtunës dhe kanë vazhduar pa asnjë pauzë deri pas orës 02:00 të së dielës, duke miratuar shumë projektligje me rëndësi. /Telegrafi/