LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi miraton Buxhetin për vitin 2019

Kuvendi miraton Buxhetin për vitin 2019

Deputetët e Kuvendit të Kosovës, kanë miratuar shqyrtimin e dytë të Projektligjit mbi ndarjen buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2019.

64 deputetë votuan pro, nga 64 sa votuan.


Kuvendi miraton Projektligjin për Dialogun me Serbinë
Lexo po ashtu Kuvendi miraton Projektligjin për Dialogun me Serbinë

Në seancën që zgjati më shumë se 14 orë, arriti të votohet edhe buxheti duke evituar kështu krizë institucionale sa i përket buxhetit dhe pagave në sektorin publik.

Kuvendit i ka mbetur edhe dy pika në rendin e ditës dhe ato janë Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës për zgjatjen e ndarjeve buxhetore për muajin shkurt të vitit 2019, të përcaktuar me Ligjin nr.06/L-20 për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018 dhe shqyrtimi i Propozim-Statutit të Shoqërisë Aksionare “Trepça” Sh.A.​

Ndërkaq, më herët është miratuar edhe Ligji për Pagat si dhe Projektligji për detyrat dhe përgjegjësitë e ekipit dialogues.

Kundër buxhetit për këtë vit ka dalë LDK-ja dhe Vetëvendosje.