LAJMI I FUNDIT:

Miratohet Projektligji për Administratën Publike dhe agjencitë e pavarura

Miratohet Projektligji për Administratën Publike dhe agjencitë e pavarura

Seanca e Kuvendit të Kosovës me votimin e andamenteve të dala nga Komisioni për Administratë Publike, ka miratuar Projektligjin për administratën shtetërore dhe agjencitë e pavarura.

Reklama

Fillimisht deputeti i PDK-së, njëhersh kryetar i Komisionit për Administratë Publike, Nait Hasani, ka kërkuar nga deputetët e tjerë që të votojnë amadamentet e këtij projketligji, pasi që siç tha ai, në të kundërtën do të ketë pasoja të mëdha në sistemin e reformës.

“Mosmiratimi i amendamenteve do të ketë pasoja dhe ngërçet të cilat do ta prishin krejt sistemin e reformës në administratë dhe të ligjit për zyrtarët politik dhe ligjin për pagat. Unë kërkoj që të përkrahni të gjithë amandamentet e Komisionit funksional sepse ato janë amandamente të inkorporuara të deputetëve të cilët kanë marrë pjesë me sugjerime, me vërejtje, me këshilla”, tha ai, raporton KP.

Edhe ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, ftoi deputetët që të votojnë amandamentet përcjellëse të projektligjeve në fjalë, pasi që sipas tij, kjo do të ishte garancë për një administratë publike më të organizuar dhe më efikase.

“Këto tre ligje si pako ligjore, ligji për organizimin e administratës shtëtrore, ligji për zyrtarët publik dhe ligji për pagat në sektorin publik janë esenciale për zhvillimin e reformave në administratën publike. Ju ftoj që të aprovoni amandamentet e komisionit parlamentar… me qëllim që të kemi një administratë publike më të organizuar dhe më efikase”, tha ai.

Ndërsa deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu kërkoi që amandamentet e projektligjeve në fjalë të votohen veç e veç.

Kurse, Armend Zemaj nga LDK sugjeroi që amandamentet të votohen në mënyrë elektronike.

Pas votimit të amendamenteve veç e veç është votuar edhe projektligji në tërsi, i cili ka marrë 64 vota. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani: Nëse vërtetohet se Serbia është përfshirë në ngjarjet në Kosovë, do ta shqyrtojmë pjesëmarrjen në

Osmani: Nëse vërtetohet se Serbia është përfshirë në ngjarjet në Kosovë, do ta shqyrtojmë pjesëmarrjen në "Ballkanin e Hapur"

Politikë
Banorja serbe e Banjskës: Të dënohen fajtorët, Policia e Kosovës është korrekte me ne

Banorja serbe e Banjskës: Të dënohen fajtorët, Policia e Kosovës është korrekte me ne

Lajme
Elshani: Njërin terroristë në Banjskë e zumë duke fjetur

Elshani: Njërin terroristë në Banjskë e zumë duke fjetur

Siguri
Reagime të ashpra pas deklarimit të Ramës se

Reagime të ashpra pas deklarimit të Ramës se "Veriu i Kosovës me kalimin e viteve është bërë toka e askujt"

Lajme
Çfarë shkruan shtypi gjermanofolës për Milan Radoiçiqin dhe për Vuçiqin

Çfarë shkruan shtypi gjermanofolës për Milan Radoiçiqin dhe për Vuçiqin "pothuajse të nënshtruar" në CNN

Lajme
Ekspertët në BeH demantojnë pretendimet e Prokurorisë serbe: Armët e grupit terrorist të Radoiçiqit nuk ishin nga Tuzla

Ekspertët në BeH demantojnë pretendimet e Prokurorisë serbe: Armët e grupit terrorist të Radoiçiqit nuk ishin nga Tuzla

Lajme
Kalo në kategori