LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Kosovës debaton për pagat e menaxhmentit të Trust-it

Kuvendi i Kosovës debaton për pagat e menaxhmentit të Trust-it

Deputetët e Kuvendit të Kosovës në seancën që po mbahet për Buxhetin 2019 dhe Ligjin e Pagave, kanë debatuar gjatë për pagat e menaxhmentit të Fondit Pensional të Kosovës (Trust).

Deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje, kanë kundërshtuar pagën e lartë të menaxhmentit të këtij institucioni.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se në asnjë vend të Bashkimit Evropian një zyrtar shtetëror nuk e ka pagën sa 15-fishi i pagës mesatare.

Seanca e Kuvendit për Buxhetin dhe Projektligjin për pagat (Video)
Lexo po ashtu Seanca e Kuvendit për Buxhetin dhe Projektligjin për pagat (Video)

“Sa i përket rrogës 5 mijë e 500, unë e kam një pyetje. Ma gjeni një vend në BE, ku një zyrtar e ka pagën sa 15-fishi i rrogës mesatare. Na jemi rasti i vetëm në Evropë, ku po e lejojmë 15-fishin e pagës mesatare”, është shprehur Konjufca.

Ai ka përmendur edhe zotësinë e menaxhmentit të këtij institucioni.

Nga humbjet e Trustit janë prekur të gjitha llogaritë e kursimeve pensionale (Video)
Lexo po ashtu Nga humbjet e Trustit janë prekur të gjitha llogaritë e kursimeve pensionale (Video)

“Në mesin e shumë institucioneve publike, por e privilegjojmë vetëm njërin, në këtë rast Trust-in. Ekspertët po thonë që këtë vit i kanë humbur rreth 85 milionë euro. Sa i përket kësaj se sa të zot janë ata në menaxhim, duhet me përmend që askush nuk po jep përgjegjësi kur po humbet”, ka deklaruar ai.

Ndërsa, deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se paga 5 mijë e 500 euro në muaj për kryeshefin e Trust-it është anomali.

Drejtori i Trustit, Adrian Zalli nuk do të jetë më njeriu më i paguar në Kosovë (Video)
Lexo po ashtu Drejtori i Trustit, Adrian Zalli nuk do të jetë më njeriu më i paguar në Kosovë (Video)

“5 mijë e 500 euro ka qenë paga e kryeshefit të Trust-it. Kjo është anomali. Ai e ka pasur këtë pagë edhe kur i ka fituar 200 milionë euro edhe kur i ka hup shumë të mëdha të pareve. Kërkoj shpjegime sepse sapo votuam që ndërmarrjeve publike t’u caktohen tavanet e pagave, ndërkohë që për trustin pensional këtu kemi bërë një përjashtim dhe unë nuk e kuptoj pse është bërë një përjashtim i tillë, pse duhet ta privilegjojmë një institucion të tillë. Nëse jemi për të caktuar parime, për të caktuar kufijtë minimal dhe maksimal atëherë duhet t’i trajtojmë të gjithë në mënyrë të barabartë”, u shpreh Bajrami.

Ajo tha se me këtë Projektligj, Trust-it i mbesin pagat e larta që ka, deri në vitin 2020. /Telegrafi/