LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Trustit, Adrian Zalli nuk do të jetë më njeriu më i paguar në Kosovë (Video)

Drejtori i Trustit, Adrian Zalli nuk do të jetë më njeriu më i paguar në Kosovë (Video)

Drejtori menaxhues i Fondit të Kursimeve Pensionale (Trusti), Adrian Zalli, nga 1 janari 2019 nuk është njeriu më i paguar në Kosovë.

Zalli vite me radhë ka marr pagë mujore rreth 5,000 euro.


Por për të ulur pagën e Zallit, kishte marr iniciativë Komisioni Parlamentar për Buxhet dhe Financa.

Deklaratën për pagesën e Adrian Zallit mund ta ndiqni nga minuta e 13-të e intervistës.

Kryetari i këtij Komisioni, Lumir Abdixhiku, kishte njoftuar se pagat e menaxhmentit të Trustit përfundimisht nivelohen me ato të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

“Siç ju kam paralajmëruar më parë, pas iniciativës të Komisionit që udhëheq, pagat e menaxhmentit të TRUST-it përfundimisht – pas 10 viteve debat – nivelohen me ato të BQK-së. Sot pranova njoftimit e Bordit të Trustit që konfirmon këtë ndryshim e zvogëlim. Jam i lumtur për këtë. Kemi konsideruar vazhdimisht se pagat prej 6,000 eurove ishin jo proporcionale me rendin institucional në vend dhe me nivelin ekonomik në Kosovë”, kishte shkruar Abdixhiku në profilin e tij në Facebook.

Abdixhiku: Pagat e Trustit nivelohen me ato të BQK-së
Lexo po ashtu Abdixhiku: Pagat e Trustit nivelohen me ato të BQK-së

Zëdhënësi i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, Jeton Demi, në një intervistë për emisionin “Ekonomi” në Telegrafi, ka thënë se do të bëhet harmonizimi i pagave në këtë institucion.

Demi ka treguar se paga e drejtorit menaxhues të Trustit nuk do të jetë më e madhe se e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës.

“Duhet pasur parasysh specifikat e institucionit. Fondi Pensional është i vetmi institucion publik që është në tregjet ndërkombëtare dhe si i tillë nuk është penalizuar për specifikat që i ka. Pra si tillë nuk mund të krahasohet me institucionet e tjera publike, sepse po ka ngjashmëri dhe krahasimet duhet të jenë me sektorët e ngjashëm. Në fund të fundit kjo është historike, pra prej se është themeluar institucioni dhe prej vendimit që ka ardh nga një bord ndërkombëtar nuk është as zotëri Zalli apo vartës i tij nuk ka qenë përcaktues në anën e kompensimit të tyre. Kjo çështja e trajtimit të pagës dhe të ardhurave është një çështje që është performanca vjetore sikurse po ndërlidhen ndërmjet veti por nuk kanë të përbashkët. Kjo çështje në vitin 2018 është trajtuar nga Komisioni për Financa, i cili ka kërkuar që të ketë një lloj harmonizimi të pagave të Kursimeve Pensionale dhe pagave të Bankës Qendrore të Kosovës, kjo dhe ka ndodhur dhe nga janari 2019 do të ketë një lloj harmonizimi të tyre sipas hierarkisë. Për atë sa kam informacion paga e zotëri Zallit nuk do të jetë më e madhe se e Guvernatorit”, tha zëdhënësi i Trustit, Jeton Demi.

Sipas të dhënave të Agjencisë Kundër Korrupsion lidhur me deklarimin e pasurisë për vitin 2018, Zalli ka deklaruar se brenda një viti merr 58,963 euro neto në vit apo 4,913.58 euro në muaj.

Nga humbjet e Trustit janë prekur të gjitha llogaritë e kursimeve pensionale (Video)
Lexo po ashtu Nga humbjet e Trustit janë prekur të gjitha llogaritë e kursimeve pensionale (Video)

Po ashtu, Demi në intervistë ka folur për përformancën e mjeteve të kursimeve pensionale të investuar jashtë si dhe për humbjet që kanë pasuar mjetet e Fondit gjatë vitit 2018. /Telegrafi/