LAJMI I FUNDIT:

Abdixhiku: Pagat e Trustit nivelohen me ato të BQK-së

Abdixhiku: Pagat e Trustit nivelohen me ato të BQK-së

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se pagat e menaxhmentit të Fondit Pensional (Trusti) përfundimisht nivelohen me ato të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Ai me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se ky nivelim po bëhet pas dhjetë vjet debat.


“Siç ju kam paralajmëruar më parë, pas iniciativës të Komisionit që udhëheq, pagat e menaxhmentit të TRUST-it përfundimisht – pas 10 viteve debat – nivelohen me ato të BQK-së. Sot pranova njoftimit e Bordit të Trustit që konfirmon këtë ndryshim e zvogëlim. Jam i lumtur për këtë. Kemi konsideruar vazhdimisht se pagat prej 6,000 eurove ishin jo proporcionale me rendin institucional në vend dhe me nivelin ekonomik në Kosovë”, ka shkruar ai.

Sipas tij, do të ishte mirë që shembulli i tillë të ndiqej edhe nga Qeveria dhe institucionet tjera në vend, që fatkeqësisht, tani për tani, kanë zgjedhur rrugë krejt tjetër. /Telegrafi/