Kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një statusi në platformën “X” pas një njoftimi të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë ku kërkohen konsultime dhe transparencë për disa ndryshime të parashikuara në ligjin e zonave të mbrojtura.
Rama ka thënë se është 100 për qind dakord me mendimin e BE-së.
Ambasada e BE-së më herët ka deklaruar në një status se Delegacioni i BE-së do të ndjekë me shumë vëmendje zbatimin e dispozitave të reja ligjore për zonat e mbrojtura.
Në njoftimin e BE-së thuhet se në kuadrin e negociatave të anëtarësimit, legjislacioni shqiptar duhet të përafrohet me standardet evropiane, ndaj duhet që miratimi i ligjeve mbi çështje që mbulohen nga legjislacioni i BE të bëhet me konsultim të gjerë publik.
Kryeministri Rama ka thënë se është në një mendje me BE-në ndërsa ka shtuar se tashmë rruga drejt “Shqipëria 2030” ka nisur. Ai shprehet në statusin e tij se në10vite Shqipëria ka bërë përparim shembullor në mbrojtje të biodiversitetit dhe sot është e para në rajon për sasinë e zonave të mbrojtura si rezultat i zgjerimit të tyre në këto vite
“Me vizionin Shqipëria 2030 dhe vullnetin e palëkundur për ta bërë këtë vend një destinacion turistik të nivelit më të lartë mesdhetar, ne kemi bërë në 10 vitet e fundit një përparim shembullor në mbrojtje të biodiversitetit dhe sot jemi të parët në rajon për sasinë e zonave të mbrojtura si rezultat i zgjerimit të tyre në këto vite. Ndryshimet e sotme ligjore e forcojnë bazën e rrugës sonë ambicioze për zhvillim të qëndrueshëm në harmoni me bukurinë mahnitëse të Shqipërisë”, shkruan Rama.
Rama ka publikuar gjithashtu një hartë ku tregohet që Shqipëria ka 14 parqe kombëtare duke u renditur në vendin e parë, sipas Kryeministrit.
Postimi i plotë e BE-së:
Rruga e Shqipërisë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian është e qartë. Ajo kërkon përpjekje të vazhdueshme nga qeveria dhe parlamenti për të siguruar që legjislacioni shqiptar të përafrohet me standardet evropiane.
Në kuadrin e negociatave të anëtarësimit, miratimi i ligjeve mbi çështje që mbulohen nga legjislacioni i BE-së presupozon konsultim publik të mirëfilltë dhe gjithëpërfshirës, si dhe një proces të parashikueshëm dhe transparent.
Delegacioni i BE-së do të ndjekë me shumë vëmendje zbatimin e dispozitave të reja ligjore për zonat e mbrojtura, sipas kuadrit ligjor të BE-së për mbrojtjen e mjedisit dhe angazhimet ndërkombëtare të Shqipërisë.
?% në një mendje me Bashkimin Europian!
*Me vizionin #Shqipëria2030?? dhe vullnetin e palëkundur për ta bërë këtë vend një destinacion turistik të nivelit më të lartë mesdhetar, ne kemi bërë në 10 vitet e fundit një përparim shembullor në mbrojtje të biodiversitetit dhe sot… pic.twitter.com/VdR7389SMq
— Edi Rama (@ediramaal) February 22, 2024
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDridhet Peja, mbështetje masive për Egzon Kelmendin - Elkosin
Presidentja Osmani takon Presidentin Trump në Paris
Kontrolli në banesën e Veliajt, SPAK del me reagim zyrtar
Mbi 250 intelektualë shqiptarë nënshkruan letër drejtuar Gjykatës Kushtetuese, kërkuan të mos preket ligji i gjuhës shqipe
Rrëqebulli i Ballkanit dhe disa lloje shpezësh drejt zhdukjes
Muja: Njazi Thaçi kishte nënshkruar kontrata direkte me operatorë të Serbisë për eksportim të energjisë elektrike
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Dridhet Peja, mbështetje masive për Egzon Kelmendin - Elkosin
Erdogan shpreson se rebelët sirianë do të vazhdojnë avancimin, por ngre alarmin për diçka
Në Siri, një diktator është nën rrethim. A do ta shpëtojë dikush?
Presidentja Osmani shtrëngon duart me Presidentin Trump në Paris, del video e takimit
Gruaja dhe fëmijët i ikin në Rusi, i paqartë fati i presidentit sirian al-Assad
Opozita pretendon se buxheti i vitit 2025 është anti-kushtetues, çka nëse dërgohet ai në Kushtetuese?