LAJMI I FUNDIT:

Kosovarët kërcënimin më të madh e shohin Serbinë, ndërsa vende më miqësore me Shqipërinë dhe Kroacinë

Kosovarët kërcënimin më të madh e shohin Serbinë, ndërsa vende më miqësore me Shqipërinë dhe Kroacinë

Qendra Kosovarë për Studime të Sigurisë (QKSS) sot ka publikuar dy raporte në kuadër të Barometrit të Sigurisë për Ballkanin Perëndimor lidhur me bashkëpunimin rajonal dhe integrimin Bashkimin Evropian, si dhe për sigurinë publike, kërcënimet e brendshme e të jashtme ndaj Kosovës.

Sipas një njoftimi për media nga QKSS, Shqipëria me 82% dhe Kroacia me 62% janë vendet më miqësore ndaj Kosovës në rajonin e Ballkanit Perëndimor pasuar nga Mali i Zi (51%) dhe Maqedonia e Veriut (41%) që vlerësohen pozitivisht nga kosovarët.


Sidoqoftë, Serbia vlerësohet që ushtron ndikimin të madh negativ në Kosovë nga shumica dërrmuese e qytetarëve – 89% sosh. Nga ana tjetër, qytetarët në Serbi e shohin Kroacinë (68 përqind), Kosovën (67%) dhe Shqipërinë (62%) si shtetet në rajon që kanë ndikimin më negativ në Serbi sipas të anketuarve serbë.

E sa i përket bashkëpunimit në çështjet e sigurisë, QKSS thotë se të anketuarit në Kosovë dhe Serbi kanë dhënë përgjigje të ndryshme. Shumica e kosovarëve ose 59% e të anketuarve nuk do të pranonin të merrnin ndihmë nga institucionet e sigurisë së Serbisë në rast të ndonjë fatkeqësie ose katastrofe natyrore/humanitare në Kosovë. Kjo kryesisht për shkak të rolit destruktiv e bllokues të Serbisë ndaj Kosovës. Ndërsa, të anketuarit në Serbi, gjegjësisht 66% e tyre do të pranonin ndihmë nga institucionet e sigurisë së shtetit të Kosovës për këtë çështje.

Kur respodentëve në Kosovë iu kërkua të identifikojnë se çka ata shohin si kërcënimin kryesor të jashtëm të sigurisë së Kosovës, 44% e të anketuarve deklaruan se Serbia është kërcënimi më i madh i jashtëm për sigurinë e Kosovës. Ndërsa, për dallim nga Kosova, 20% e respodentëve në Serbi i kanë renditur migrantët e huaj si kërcënimin kryesor të jashtëm për sigurinë e vendit.

QKSS thotë se në lidhje me bashkëpunimin policor mes dyja vendeve, një pjesë e madhe e qytetarëve në Kosovë (32%) e Serbi (38%) nuk janë në dijeni nëse institucionet policore të të dyja vendeve kanë ndonjë bashkëpunim policor. Ndërsa, vetëm 36% përqind e qytetarëve në Kosovë dhe 22% e atyre në Serbi janë shprehur të kënaqur me bashkëpunimin policor të këtyre dy vendeve.

“Integrimi në Bashkimin Evropian, që mbetet një nga prioritetet kyçe të Kosovës e Serbisë, perceptohet jashtëzakonisht në mënyra të ndryshme nga qytetarët e dyja vendeve. Derisa 92% e kosovarëve mbështesin anëtarësimin e Kosovës në BE, ndërsa në Serbi vetëm 43% e serbëve përkrahin anëtarësimin në BE duke qenë kështu më pesimistët në Ballkan kundrejt BE-së. Megjithatë, qytetarët në Kosovë janë tejet kritik për hezitimin e BE-së lidhur me liberalizimin e vizave – 65% e tyre mendojnë se shtete të caktuara të BE-së janë duke e diskriminuar dhe kanë paragjykime ndaj Kosovës për bllokimin në aspektin e lirisë së lëvizjes në BE”, thuhet në njoftim.

Pothuajse shumica e qytetarëve në Kosovë ose 48% e tyre, sipas QKSS janë të mendimit se korrupsioni dhe krimi i organizuar do të jenë kushtet kryesore për anëtarësim në BE, ndërsa vetëm 12% e tyre deklarojnë se dialogu me Serbinë është kusht për integrim. Pavarësisht kësaj, në Serbi rreth 70% e të anketuarve kanë pranuar se Kosova do të jetë kushti kryesor i BE-së për Serbinë sa i përket anëtarësimit në BE.

“Dallimet vërehen edhe sa i përket opinioneve nëse BE-ja është e interesuar të pranojë Kosovës e Serbinë si shtete të reja anëtare – 77% e kosovarëve mendojnë se BE është e interesuar të pranojë Kosovën, nga ana tjetër në Serbi rreth 45% e të anketuarve janë shprehur se BE-ja nuk do ta pranojë Serbinë të anëtarësohet në këtë mekanizëm politik. Për më tepër, 59% e qytetarëve në Serbi janë deklaruar se Serbia kurrë nuk do të anëtarësohet në Serbi kundrejt 73% të anketuarve në Kosovë që mendojnë se Kosova do të anëtarësohet në BE një të ardhme përgjatë viteve 2021-2030. Ndërsa, sa i përket sigurisë publike dhe kërcënimeve të sigurisë vërehet që qytetarët edhe në Kosovë edhe në Serbi e ndajnë një ndjenjë bukur të lartë të sigurisë. 95 përqind e të anketuarve ndihen shumë të sigurt ose kryesisht të sigurt në shtëpitë e tyre, ndërsa 94%e tyre deklaruan se ndihen shumë të sigurt ose kryesisht të sigurt në lagjet e tyre. Në anën tjetër, 91% e të anketuarve ndihen shumë të sigurt ose kryesisht të sigurt në fshatin/qytetin e tyre ndërsa 72% prej tyre e ndajnë këtë pëceptim për Kosovën në përgjithësi. Ndërsa, në Serbi vërehet që ndjenja e pasigurisë është pak më e lartë se tek qytetarët Kosovës. 85% e të anketuarve në Serbi ndihen të sigurtë ose shumë të sigurtë në shtëpitë e tyre ndërsa 78%në lagjet e tyre. Në anën tjetër, 45 përqind e qytetarëve në Serbi të sigurtë ose shumë të sigurtë në fshatin/qytetin e tyre ndërsa vetëm 31% mendojnë që ndihen të sigurtë ose shumë të sigurtë në Serbi në përgjithësi”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq QKSS thotë se në lidhje me kërcënimet në komunitet, kur respodentëve në Kosovë iu kërkua të identifikonin një kërcënim ndaj komunitetit të tyre pa pasur definim të ndonjë opsioni të paracaktuar se cilat do të ishin kërcënimet e mundshme, shumica e të anketuarve (43%) deklaruan se nuk ka fare kërcënime brenda komuniteteve të tyre përkatëse.

“Në anën tjetër, kur u paraqitën opsione të paracaktuara për fenomene të ndryshme që potencialisht rrezikojnë komunitetin, 64% e të anketuarve pohuan se emigrimi i qytetarëve të Kosovës është kërcënim i lartë ose kërcënim shumë i lartë për komunitetin. Ndërsa, në pyetjen e hapur pa opsione të paracaktuara, 43% e respondetëve në Serbi kanë renditur Krimin e Organizuar si kërcënimin kryesor të komunitetit të tyre, përderisa nga opsionet e paracaktuara në pyetësor 60% e respodentëve në Serbi, ngjashëm me Kosovë, besojnë që migrimi i qytetarëve është rreziku kryesor i komunitetit. Sa i përket kërcënimeve të sigurisë, kur qytetarëve të Kosovës iu kërkua të identifikonin kërcënimet kryesore të brendshme të sigurisë kombëtare, pa opsione të paracaktuara se cilat do të ishin kërcënimet e mundshme, 24% e të anketuarve renditën korrupsionin/nepotizmin si kërcënimin kryesor të brendshëm. Ndërsa, kur të anketuarve në Kosovë ju paraqitën opsione të paracaktuara për fenomene të ndryshme që potencialisht rrezikojnë sigurinë kombëtare të Kosovës, 88% e të anketuarve ndanë mendimin se papunësia është kërcënim i lartë ose shumë i lartë për sigurinë kombëtare të Kosovës. Në anën tjetër, në pyetjen pa opsione të paracaktuara, 27% e respodentëve në Serbi kanë renditur krimin e organizuar si kërcënimin kryesor të brendshëm. Qasje e njëjtë vërehet edhe në pyetjen me opsione të paracaktuara pasi që edhe në këtë pyetje 81 përqind e respodentëve ne Serbi besojnë që krimi i organizuar është kërcënimi kryesor i brendshëm i sigurisë së Serbisë”, thuhet në njoftim e QKSS-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori