LAJMI I FUNDIT:

Kishte vrarë disa persona përmes harkut me shigjeta – publikohen pamjet e sulmit vdekjeprurës të vitit 2021 në Norvegji

Kishte vrarë disa persona përmes harkut me shigjeta – publikohen pamjet e sulmit vdekjeprurës të vitit 2021 në Norvegji

Janë shfaqur pamjet tronditëse të një qytetari danez që besohet se është i sëmurë mendërisht, i cili qëllonte njerëzit me hark dhe shigjetë teksa la të vrarë pesë persona në Norvegji.

Pamjet (shikoni këtu) u shfaqën këtë javë pasi Andersen Brathen, 38 vjeç, pranoi fajësinë për një mori akuzash në sulmin e tmerrshëm të tetorit të vitit 2021, duke përfshirë pesë akuza për vrasje, si dhe 11 akuza për tentativë vrasje.


“Unë pranoj fajësinë penale për të gjitha akuzat”, tha Brathen para Gjykatës së Qarkut Buskerud duke shtuar se “gjithçka, unë pranoj gjithçka”, raporton nypost.

Danezi shihet në pamjet e publikuara duke vrapuar nëpër një supermarket dhe gjuan vazhdimisht shigjeta mbi kalimtarët e pafajshëm.

I veshur me një jelek të bardhë dhe pa këpucë, ai kaloi të paktën 15 minuta duke gjuajtur shigjeta drejt njerëzve në supermarket, si dhe jashtë – madje edhe ndaj njerëzve në shtëpitë e tyre, njoftoi gjykata. Të paktën tre persona u goditën nga shigjetat e tij, duke përfshirë një oficer policie jashtë detyrës.

Më pas, Brathen mbyti me thikë katër gra dhe një burrë, nga mosha 52 deri në 78 vjeçare.

Ai u arrestua pas më shumë se gjysmë ore pasi filloi sulmet e përgjakshme dhe hetuesit sekuestruan një numër armësh, duke përfshirë thika, një shpatë, harqe dhe të paktën 60 shigjeta.

Tre ekspertë të mjekësisë ligjore psikiatrike që e vlerësuan atë arritën në përfundimin se ai ishte ndoshta i çmendur në kohën e vrasjeve. Ai është mbajtur në një institucion psikiatrik që nga muaji tetor i vitit të kaluar.

Një gjyq do të vendosë nëse do të burgoset ose kujdes të detyrueshëm për shëndetin mendor. Gjyqi pritet të zgjasë të paktën një muaj. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Hamasi sulmon me raketa Izraelin për herë të parë pas shumë muajsh

Hamasi sulmon me raketa Izraelin për herë të parë pas shumë muajsh

Botë
Gjermania forcon të drejtat e të huajve pa nënshtetësi, shkak bëhet një djalë nga Kosova

Gjermania forcon të drejtat e të huajve pa nënshtetësi, shkak bëhet një djalë nga Kosova

Botë
Turbulenca të forta në fluturimin nga Katari për në Irlandë, raportohet për të lënduar

Turbulenca të forta në fluturimin nga Katari për në Irlandë, raportohet për të lënduar

Botë
ISW: Automjetet e blinduara amerikane po e ndihmojnë Ukrainën të rikthejë territore

ISW: Automjetet e blinduara amerikane po e ndihmojnë Ukrainën të rikthejë territore

Evropa
Ukraina po i dërgon gjeneralët në vijën e parë të frontit

Ukraina po i dërgon gjeneralët në vijën e parë të frontit

Evropa
Rritet numri i të vdekurve nga sulmi rus në Kharkiv

Rritet numri i të vdekurve nga sulmi rus në Kharkiv

Evropa
Kalo në kategori