Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila në emisionin “Përballje” në Telegrafi.com me kryeredaktorin Muhamet Hajruallhu, ka folur për zhvillimet e fundit politike në vend dhe çështjen e formimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për krizën energjetike.
Kusari-Lila ka thënë se si grup parlamentar asnjëherë nuk e kanë marrë si problematike kërkesën për formimin e këtij komisioni.
“Ne prej fillimit të prezantimit të kërkesës së PDK-së nuk e kemi marrë as problematike e as çështje për të cilën duhet gjendur ndonjë arsye për tu bllokuar. E tëra filloi kur javë më parë është prezantuar në seancë dhe është kërkuar mbështetja jonë nga Grupi Parlamentar i PDK-së për ta vendosur më lartë në agjendë të Kuvendit në mënyrë që me mocion procedural të futej në agjendë dhe të votohej menjëherë para pikave tjera të rendit të ditës, gjë e cila për neve nuk ishte aspak problematike e kemi mbështet mocionin procedural e kemi futur në agjendë dhe jemi dakorduar që kjo pikë të kaloj pa debat”, ka thënë Kusari-Lila.
Shefja e deputetëve të LVV-së, ka shtuar se po atë ditë shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së filloi me konkluza, e që sipas saj që duhet të ishin konkluza të Komisionit Hetimor Parlamentar, e jo deklarata politike.
“Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së tha se do të zbardhen keqpërdorimet e korrupsioni me disa etiketime e para të cilat nuk qëndrojnë dhe e dyta të cilat në një masë mund të tregojnë janë pasyrim i veprimeve që PDK i ka bërë gjatë menaxhimit në KEK… por të konkludohet pa u formua komisioni hetimor në të gjeturat e komisionit për ne ishte shkelje”, u shpreh Kusari-Lila, për Telegrafin.
Ajo theksoi se kërkesa e formimit të Komisionit Hetimor Parlamentar për të cilën dje opozita lëshoi seancën e Kuvendi, ishte në kundërshtim me Ligjin për Hetim Parlamentar, duke thënë se opozita e bllokoi vetën.
“Pastaj ka vazhduar përpjekja e dytë e deputetëve të PDK-së, LDK-së e AAK-së për të formuar me 40 vota komisionin hetimor. Është e vërtetë që 40 deputet janë kategori kushtetuese në kërkesa qoftë në thirrje të interpelancës, seancave apo formime të komisionit, megjithatë ajo është për hapin e parë, hapi i dytë me të cilin formimi i komisionit është Ligji për Hetimin Parlamentar neni i 10 i të cilit parasheh se nga iniciuesit e Komisionit Hetimor Parlamentar nuk mund të jetë udhëheqës i komisionit, gjegjësisht kryetari apo kryetarja e këtij komisioni. Në ç ‘rast ishte bllokada totale e opozitës në iniciativën e tyre, për arsye se përveç se kishin marrë nënshkrimet e të gjithë deputetëve të tri partive opozitare, ata kishin ftuar edhe deputetët e Listës Serbe dhe një deputet të pavarur që të jenë nënshkrues të kërkesës së tyre dhe në këtë mënyrë kanë bllokuar formimin e komisionit duke mos e lënë asnjë grup parlamentar në mundësi për të udhëhequr komisionin”, tha Kusari-Lila, duke theksuar se si dy grupe parlamentare në pushtet LVV dhe Grupi Multietnik e kanë edhe me ligj të ndaluar që të udhëheqin me Komision Hetimor Parlamentar.
Kusari-Lila theksoi se nuk janë kundër, përkundrazi janë për zgjerim të hetimit dhe për zgjatje të afatit kohor të punës së komisionit.
“Ne jemi kundër procedurës së jashtëligjshme. Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së duhet ta dij se ka qenë partia e tij që ka qenë pjesë e rrëzimit të një qeverie demokratike dhe është partia e tij që ka formuar një qeveri antikushtetues, të thuhen këto janë paradoksale. Është shumë e rëndësishme të kuptohet që qëndrimi ynë nuk ka të bëjë me kundërshtimin e formimit të Komisionit Hetimor Parlamentar, ju e keni pa që LVV ka qenë e para që ka reaguar në çështje shumë më të vogla”, tha Kusar-Lila.
Gjatë kësaj interviste në “Përballje”, Kusari-Lila pati edhe disa mesazhe për partitë opozitare, madje u dha edhe një propozim sesi do të mund ta formonin Komisionin Hetimor Parlamentar.
“Këta e kanë problem me perceptu që kanë të bëjnë me një Qeveri që transparencën dhe llogaridhënien e ka bazë. Nëse donë ata me ndyshu rezultatin e zgjedhjeve munden me ndryshu. Pse nuk e lanë një grup parlamentar jashtë nënshkrimit, pse nuk erdhën me një kërkesë paraprakisht duke tregu që nuk kanë mundësi me udhëheq me komisionin sepse të gjitha grupet parlamentare janë nënshkruese. Unë e kuptoj që ata mundohen me u nxjerr nga rrethanat që e kanë vendos vetën”, u shpreh Kusari-Lila.
Shefja e Grupit Parlamentar të partisë e cila udhëheq me vendin, tutje shtoi se është e rëndësishme që përgjegjësinë për punën e Kuvendit ta mbajmë bashkë pozitë e opozitë, e gjithashtu edhe ligjshmërinë e vendimeve të Kuvendit.
“Ne po kërkojmë ligjshmëri, kjo kërkesë që është sjellë me 40 nënshkrime të deputetëve të të gjitha partive opozitare duhet të rikthehet në Kuvend me një plan tjetër. Duhet të tërhiqet njëra prej partive opozitare, të jenë nënshkrues vetëm dy grupe tjera parlamentare. Nuk mund të tolerojmë, sot janë numrat ata që janë ne nuk mundemi mu kthy mbrapa me 14 shkurt ne ndryshu rezultatin zgjedhor për arsye se opozitës i duhen numrat për ta formuar një Komision Hetimor Parlamentar, por ata duhet të gjejnë formën për votim”, tha Kusari-Lila.
E pyetur se a po shkon Kuvendi drejt një bllokade, pasi që opozita ka thënë se nuk do të marrë pjesë në votime pa formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar, Kusari-Lila tha se nuk ka krizë.
“Kuvendi aktualisht mund të mos ketë funksionim për votim me 2/3, por nuk ka krizë. Ne jemi të hapur që të ulemi që sot ose nesër kurdo që opozita konsideron që kanë një zgjidhje tjetër prej asaj që kanë propozuar dje e cila nuk ishte legjitime”, tha Kusari-Lila. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bie numri i vrasjeve në Kosovë, shtohen dukshëm rastet e dhunës në familje
Fundjava në Morinë me fluks, mbi 11 mijë qytetarë të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri në 24 orë
Konkursi për Sekretar në Ministri të Mbrojtjes, faza testuese kishte dështuar por u bë rivlerësim
Vdes pas një aksidenti tragjik ish-ushtari i UÇK-së, Liman Musliu
Analistët në Serbi: Trump do të insistojë në Marrëveshjen e Uashingtonit për dialogun Kosovë-Serbi
"Ha ma lirë se n'shpaj", fastfood Kiki gjithmonë një opsion ideal
BE-ja në pritje të vendimit të Kushtetueses për Ligjin për Zyrtarët Publikë
Fundjava në Morinë me fluks, mbi 11 mijë qytetarë të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri në 24 orë
“S’përjashtohet si mundësi”, Joseph tregon nëse Trump mund ta mbyllë Gjykatën Speciale si hakmarrje ndaj Jack Smith
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Më të lexuarat
Sjellja e Mbappes kur Vinicius shënoi gol tregon më së miri se çfarë po ndodh mes dyshes te Reali
Blerina Kllokoqi Rugova tregon se si poduksioni i BBVK ua hoqi me dhunë banorëve logon e brendit të saj në veshjet e tyre
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut në Rusi
Emri i legjendës së Real Madridit është bërë trend në rrjetet sociale pas lëndimit të Militaos
Guti i kërkon Realit transferimin e lojtarit legjendar: "Ai është pa ekip, anësor dhe qendror, me kosto zero"
A mund Donald Trump të bëhet sërish president në vitin 2028?