LAJMI I FUNDIT:

Nuk hyn në rend dite formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për energji – opozita lëshon seancën e Kuvendit

Nuk hyn në rend dite formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për energji – opozita lëshon seancën e Kuvendit

Nuk ka kaluar mocioni procedural i propozuar nga Partia Demokratike e Kosovës për futjen në rend dite në seancën e sotme, formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për krizën energjetike.

Nga 108 deputetë të pranishëm në sallë, vetëm 33 prej tyre votuan pro këtij mocioni. Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk morën pjesë fare në votim.


Pas kësaj Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se ky mocion shtyhet për në seancën e radhës.

Menjëherë pas kësaj, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se nuk do të marrin pjesë më në seanca të radhës të Kuvendit deri në formimin e këtij Komisioni.

“Opozitës ju mohua një e drejtë kushtetuese. Grupi Parlamentar i LDK-së deri në formimin e Komisionit Hetimor Parlamentar nuk do të marrë pjesë në asnjë votim. Për këtë ne e lëshojmë seancën”, tha Gashi.

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri gjithashtu tha se edhe PDK nuk do të merr pjesë në asnjë votim deri në formimin e këtij Komisioni.

“Ishte hera e parë që propozohet themelimi i një komisioni hetimor parlamentar. U bë një veprim i dëmshëm nga mazhoranca me dëmtu frymën tonë parlamentare. Na e mohuat një të drejtë tonë bazike. Si grup parlamentar i PDK-së nuk do të marrim pjesë në votime të mëtutjeshme e as në seancë, përderisa ju abuzoni me një të drejtë tonë parlamentare”, tha Tahiri.

Seancën e ka lëshuar edhe Grupi Parlamentar i AAK-së.

“Është një gabim i pafalshëm mosvotimi i këtij komisioni. Jemi të detyruar ta lëshojmë sallën. Ky proces u bllokua pa kurrfarë nevoje”, tha shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori