Kriza e shkaktuar nga pandemia COVID-19 po zgjat më shumë sesa pritej dhe disa vendeve do t’u duhen vite para se ekonomitë e tyre të fillojnë të rriten përsëri.
Kështu tha zëvendësdrejtori i parë i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Geoffrey Okamoto, duke shtuar se vendet po vazhdojnë t’i frenojnë pasojat e pandemisë.
Okamoto kujtoi në takimin në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington se Fondi Monetar Ndërkombëtar ka ndarë 90 miliardë dollarë për financimin emergjent të pothuajse 80 vendeve, por vazhdon të punojë me vendet anëtare për të frenuar pandeminë dhe pasojat e saj.
“Ne po përpiqemi të ruajmë forcën tonë financiare. Do të duhen disa vjet për t’u kthyer në rritje dhe shumë vende do të kenë nevojë për mbështetje gjatë rrugës”, tha Okamoto, përcjell Telegrafi.
Po ashtu, organizata parashikon një recesion edhe më të thellë dhe një shërim më të ngadaltë nga pasojat e pandemisë COVID-19, sesa ai i parashikuar në prill.
Sipas analizës së fundit të FMN-së, pandemia e ka ndaluar ekonominë botërore, e cila ka ndihmuar në mbajtjen e virusit dhe shpëtoi jetë, por ka shkaktuar recesionin më të keq që nga Depresioni i Madh i viteve 1930. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëFlorin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
U hap panairi Horeca, "Zgjidhje për çdo shef" - Një sinjal pozitiv për gastronominë dhe hotelerinë
Shtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë