LAJMI I FUNDIT:

Fluturimet në ANP ‘Adem Jashari’ bëhen në intervale 45 minuta ndërmjet aterrimeve

Fluturimet në ANP ‘Adem Jashari’ bëhen në intervale 45 minuta ndërmjet aterrimeve
Foto: Arkiv
-->

Qeveria e Kosovës pas shqyrtimit ka miratuar vendimin për plotësimin dhe ndryshimin e Vendimit 02/08 të datës 23 qershor 2020 për rifillimin e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Me plotësimet dhe ndryshimet e miratuara fluturimet në ANP “Adem Jashari”, do të organizohen në intervale prej minimum 45 minutave ndërmjet aterrimeve.

Menaxhimi i orareve të bëhet duke respektuar aplikimin e Rregullores Nr. 2008/6 Mbi Rregullat e Përbashkëta Për Alokimin e Slloteve në Aeroportet e Vendosura në Kosovë dhe rregullave të IATA (Worldwide Slot Guidelines, 10th Edition).

Në vendimin qeveritar thuhet se aeroplanët ad-hoc taxi nuk i nënshtrohen këtij rregulli.

Ky vendimi hyn në fuqi nga data 9 korrik 2020. /Telegrafi/