LAJMI I FUNDIT:

Fëmija i lindur pa lëkurë habit ekspertët mjekësorë! (Foto,+18)

Fëmija i lindur pa lëkurë habit ekspertët mjekësorë! (Foto,+18)

Një foshnje që ka lindur në qytetin Amravati në Indi vuan nga një gjendje e rëndë që lë të gjithë trupin e mbështjellë në “pllaka” të trasha, të bardha të ndara nga çarje të thella.

Sipas pediatrit Yash Banait, vajza do të duhet që ta mbajë nën kontroll lëkurën e saj, gjatë gjithë jetës, transmeton Telegrafi.


Ai tha: “Nuk ka shërim për këtë sëmundje. Krejt çfarë shkenca mund të bëjë është që të përpiqet për të mbajtur gjallë fëmijën”.

Siç përcjellin mediat e huaja, foshnja e cila ka lindur me një prerje cezariane, do të duhet të ketë vazelinë dhe vajra të kokosit, dhe të marrë shtojca të veçanta ushqyese.

Mjekët gjithashtu kanë thënë se fëmija nuk është duke përjetuar ndonjë vështirësi në frymëmarrje dhe ajo ishte në një gjendje të qëndrueshme, përcjell Telegrafi.

Mediat rikujtojnë se një fëmijë me të njëjtën gjendje ka jetuar për 24 vjet pasi u lind në Pakistan në vitin 1984. Një fëmijë tjetër në gjendje edhe më të tmerrshme thuhet se ka lindur në SHBA në vitin 1994. /Telegrafi/

f1

f2

f3

f4