Është sensacion në Gjermani, tetë skuadra angleze duan ta paguajnë klauzolën e Serhou Guirassyt

Serhou Guirassy është sensacion i këtij edicioni në elitën e futbollit gjerman Bundesliga, ku ka shkëlqyer me fanellën e Stuttgartit.
Sulmuesi nga Guinea po rivalizon Harry Kanen në garë për çmimin e golashënuesit të vitit, pasi po shënon gola të shumtë në elitën e futbollit gjerman.
27-vjeçari ka realizuar 15 gola dhe ka asistuar në një tjetër në nëntë ndeshje në Bundesliga, teksa ka një tjetër gol e një tjetër asistim në garat e Kupës së Gjermanisë.
Falë paraqitjeve të shkëlqyera me Stuttgartit, Guirassy është bërë objektiv i shumë skuadrave të mëdha evropiane, ku kërkesat më të mëdha janë nga Liga Premier.
Sky Sport ka raportuar se janë plot tetë skuadra angleze që janë të gatshme të paguajnë klauzolën e sulmuesit afrikan qysh në afatin kalimtar të janarit.
Chelsea, Arsenal, Newcastle United, Tottenham Hotspur, West Ham United, Crystal Palace, Fulham dhe Nottingham Forest janë skuadrat që duan shërbimet e lojtarit.
Guirassy ka një klauzolë të ulët largimi prej 20 milionë euro, shumë që nuk përbën problem për ekipet nga Liga Premier.
Stuttgart dëshiron ta mbajë në radhët e veta së paku deri në verë sulmuesin, pasi qëllimi i klubit gjerman është të rikthehet në garat evropiane, por do ta kenë shumë të vështirë një gjë të tillë duke marrë parasysh interesimin e klubeve angleze dhe klauzolën e ulët të lojtarit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Çfarë ndodh me trofeun e Ligës Premier nëse Liverpooli siguron titullin herët

Ylli i Barcelonës dëshiron ta zë vendin e Lewandowskit në formacionin startues

Ish-kapiteni i Arsenalit godet ashpër Artetan: Nuk ka personalitet për të punuar me lojtar të mëdhenj

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës