LAJMI I FUNDIT:

Inter

Juventus 1-0 Inter, notat e lojtarëve (Foto)

Juventus 1-0 Inter, notat e lojtarëve (Foto)

Serie A
Juve thyen Interin në Derbin e Italisë (Video)

Juve thyen Interin në Derbin e Italisë (Video)

Serie A
Cuadrado, pas pjesës së parë: E kam pritur shumë këtë gol

Cuadrado, pas pjesës së parë: E kam pritur shumë këtë gol

Serie A
‘Bomba’ e Cuadrados kalon Juven në epërsi (Video)

‘Bomba’ e Cuadrados kalon Juven në epërsi (Video)

Serie A
Conte, Ventura dhe Bauza të pranishëm në Juventus Stadium (Foto)

Conte, Ventura dhe Bauza të pranishëm në Juventus Stadium (Foto)

Serie A
Formacionet zyrtare, Juventus – Inter

Formacionet zyrtare, Juventus – Inter

Serie A
Interi me ofertë monstruoze për Conten

Interi me ofertë monstruoze për Conten

Serie A
Parashikim: Juventus – Inter

Parashikim: Juventus – Inter

Serie A
Formacionet e mundshme: Juventus – Inter, të dy trajnerët me të njëjtin modul

Formacionet e mundshme: Juventus – Inter, të dy trajnerët me të njëjtin modul

Serie A
Derbi i madh me shumë derbi të vegjël brenda vetës: Higuan-Icardi, Mandzukic-Perisic, Cuardado-Murillo (Foto/Video)

Derbi i madh me shumë derbi të vegjël brenda vetës: Higuan-Icardi, Mandzukic-Perisic, Cuardado-Murillo (Foto/Video)

Serie A
“Vetëm nuk të lë kurrë, ne po vijmë”

“Vetëm nuk të lë kurrë, ne po vijmë”

Serie A
Kur e kaluara takon modernen, kështu do të dukeshin legjendat e klubeve evropiane me fanellat moderne (Foto)

Kur e kaluara takon modernen, kështu do të dukeshin legjendat e klubeve evropiane me fanellat moderne (Foto)

Arbios Kryeziu
Chiellini konfirmon dashurinë e madhe për Juventusin: Kurrë nuk do të shkoja te Interi

Chiellini konfirmon dashurinë e madhe për Juventusin: Kurrë nuk do të shkoja te Interi

Serie A
Juve me një mungesë, Interi komplet për Derby d’Italia

Juve me një mungesë, Interi komplet për Derby d’Italia

Serie A
Pioli flet për derbin, tregon dallimet mes skuadrave

Pioli flet për derbin, tregon dallimet mes skuadrave

Serie A
Real Madridi ishte arsyeja që Jovetic iu bashkua Sevillës

Real Madridi ishte arsyeja që Jovetic iu bashkua Sevillës

La Liga
Dybala dëshpërimi më i madh i Mancinit

Dybala dëshpërimi më i madh i Mancinit

Serie A
Interi synon transferimin e talentit Schick

Interi synon transferimin e talentit Schick

Serie A
Liverpooli joshet nga Handanovici

Liverpooli joshet nga Handanovici

Premier League
Simoni: Interi do t’i bëj probleme Juves

Simoni: Interi do t’i bëj probleme Juves

Serie A
Boninsenga: Icardi më i mirë se Higuaini

Boninsenga: Icardi më i mirë se Higuaini

Serie A
Flet transferimi i fundit i Interit: Titulli nuk është i pamundur

Flet transferimi i fundit i Interit: Titulli nuk është i pamundur

Serie A
Interi siguron Rodriguezin

Interi siguron Rodriguezin

Serie A
Top 10 transferimet më të mira në La Liga gjatë janarit, lëvizje të zgjuara nga Sevilla

Top 10 transferimet më të mira në La Liga gjatë janarit, lëvizje të zgjuara nga Sevilla

La Liga

int

Interi u themelua më 9 mars 1908 si Football Club Internazionale, si pasojë e përçarjes në klubin tjetër milanez që tash quhet A.C. Milan. E quajtën Internazionale (‘ndërkombëtar’), pasi themeluesit e klubit dëshironin që pos lojtarëve italianë të pranonin edhe lojtarë të huaj. “Do të quhet Internazionale, sepse ne jemi vëllezër të botës”, u tha me rastin e themelimit.

Vetëm dy vjet pas themelimit (1910), Nerazzurrët e fituan Scudetton e parë, por u desh të prisnin një dekadë për të dytën (1920). Kapiteni dhe trajneri i Scudettos së parë ishte Virgilio Fossati, i cili u vra në Luftën e Parë Botërore.

Zikaltrit kanë fituar 30 trofe vendore duke përfshirë 18 tituj të Serie A, shtatë trofe të Kupës së Italisë dhe pesë tituj të Superkupës së Italisë. Nga viti 2006 deri në vitin 2010 (duke përfshirë Scudetton që e morën në tavolinë nga Juventusi), Nerazzurrët e kanë fituar pesë herë radhazi titullin e kampionit të Italisë duke barazuar rekordin me Juventusin dhe Torinon.

Interi e ka fituar tri herë garën më të madhe evropiane për klube, dy herë radhazi (1964 dhe 1965) kur nuk quhej Liga e Kampionëve dhe në vitin 2010 kur me Jose Mourinhon në krye, klubi regjistroi tripletën historike që krahas titullit evropian, triumfoi edhe në Serie A dhe në Kupën e Italisë. Njëherësh, klubi i ka fituar tri Kupa UEFA dhe dy Kupa Interkontinentale dhe një Kupë të Botës për Klube.

joseu

 

TROFETË kryesore

 

Vendore

Serie A (zyrtare 18): 1909–10, 1919–20, 1929–30, 1937–38, 1939–40, 1952–53, 1953–54, 1962–63, 1964–65, 1965–66, 1970–71, 1979–80, 1988–89, 2005–06 (e fituar në tavolinë pas dënimit të Juventusit), 2006–07, 2007–08, 2008–09, 2009–10.

Kupa e Italisë (7): 1938–39, 1977–78, 1981–82, 2004–05, 2005–06, 2009–10, 2010–11

Superkupa e Italisë (5): 1989, 2005, 2006, 2008, 2010.

 

Evropiane

Liga e Kampionëve (3): 1963–64, 1964–65, 2009–10.

Kupa UEFA (3): 1990–91, 1993–94, 1997–98.

 

Botërore

Kupa Interkontinentale (Kupa e Botës për Klube) (3): 1964, 1965, 2010.

rival

Rivaliteti

Interi ka disa rivalë, dy prej të cilëve janë më sinjifikantë në futbollin italian. I pari është rivali lokal, Milan, me të cilin zhvillojnë Derby della Madonnina. Ky rivalitet daton që nga themelimi i Nerazzurrëve, ndërsa emri i derbit i është vënë sipas të shenjtës Maria, statuja e të cilës ndodhet në Katedralen e Milanos. Rivaliteti tjetër i madh është me Juventusin në ndeshjen e quajtur Derby d’Italia. Deri në skandalin Calciopoli, Bianconerët dhe Nerazzurrët ishin të vetmit që nuk kishin rënë nga liga, por nga viti 2006 vetëm Interi e ruan këtë epitet. Rivaliteti mes Interit dhe Juves u intensifikua nga vitet e nëntëdhjeta, për të arritur kulmin në periudhën pas-Calciopoli kur Juve u kthye në Serie A. Atalanta dhe Napoli konsiderohen në grupin e rivalëve tjerë më të mëdhenj të Nerazzurrëve.

 

Nofkat

I Nerazzurri (Zikaltrit)

La Beneamata (Të çmuarit)

Il Biscione (Gjarpri i madh i barit)

 

Stadiumi

Stadiumi i skuadrës është San Siro, i njohur zyrtarisht si Stadio Giuseppe Meazza për nder të lojtarit që ka bartur edhe fanellën e Interit edhe atë të Milanit. Emri më i përdorur është San Siro që në fakt është emri i qarkut ku ndodhet stadiumi. San Siro që ka 80.018 ulëse ka qenë shtëpia e Milanit që nga viti 1926 kur ishte ndërtuar nga presidenti i atëhershëm i Rossonerëve, Piero Pirelli. Në vitin 1935, stadiumi iu shit këshillit komunal, ndërsa nga viti 1947 atë e ndajnë me Interin. Loja e parë e zhvilluar në këtë stadium ishte më 19 shtator 1926, kur Interi e mposhti Milanin me rezultat 6-3 në një ndeshje miqësore. Fillimisht, kishte kapacitet prej 35.000 ulësesh, por me kalimin e viteve, stadiumi është rindërtuar disa herë.

san

Faqja zyrtare e e Interit.