Emisioni Fiks Fare solli fakte të pakundërshtueshme se familja Mataj ka ngujuar fisin Hasaj pas vrasjes së djalit të tyre.
E ndërsa 2 vëllezërit Hasaj janë në burg, familja e tyre është e ngujuar. Fiksi solli dëshminë e babait të autorit, Rustem Hasaj, i cili tregon se familja e tij është e ngujuar dhe jo vetëm aq, por plotë 11 familje të fisit të tij janë të gjithë të ngujuar.
“Para 3 ditësh më vdiq djali i xhaxhait , i kërkuam familjes së të ndjerit 3 ditë leje, që fisi të bënte varrimin, dhe ai na lejoi, por sapo u bënë 3 ditë të gjithë janë të mbyllur brenda” thotë Rustemi. Ai shpreh shqetësimin për 4 fëmijët e autorit, njëra prej tyre 8 vjeçare e cila është në klasë të dytë dhe nuk po shkonë në shkollë. “Nuk po shkon vajza në shkollë kemi frikë” thotë Hasaj.
Ndërkohë të njëjtin shqetësim ka edhe bashkëshortja e autorit, Ersilda Hasaj, e cila po kujdeset e vetme për 4 fëmijët e tyre.
“Nuk kam ditur asgjë, bashkëshorti nuk kishte shfaqur asnjë shqetësim, vajzën nuk po e çoj në shkollë sepse kam frikë” thotë e reja.
Gazetarët e Fiksit nuk ndaluan vetëm te njëra familje, por shkuan edhe te familja Mataj po në atë fshat. Fatmir Mataj, babai i viktimës pranon se nuk e lejon fisin Hasaj të dalë nga shtëpia.
“Të mos mërzitet aq shpejt fisi Hasaj se mua më ka vdekur djali dhe nuk më kthehet më, mos t’jua dëgjoi zërin e gojës atyre, brenda do rrinë” thotë Fatmir Mataj.
Babai i viktimës pretendon se djali i tij po përflitet nëpër media si një individ që ka patur të gjitha fajet ai, ndërkohë nuk është kështu.
“Djali doli të takonte një vajzë që i shkruante në internet, dhe u vra, vajza i ka nis dhe mesazhe zanore dhe ka qenë zë femre, ku është ky person që nuk arrestohet?” thotë Fatmiri.
I pyetur nga gazetarët për lejen 3 ditore që i dha fisit Hasaj për të bërë varrimin e të afërmit, ai tha se i vajti kryeplaku dhe i kërkoj leje, ndaj i lejoi.
Gazetarët takuan dhe kryeplakun, Caf Çela i cili tregoi se nëse do familja Mataj me e fal fisin Hasaj e fal, nëse nuk do nuk e fal.
“Unë shkova në shtëpinë e viktimës dhe kërkuam 3 ditë leje meqë në fisin Hasaj kishte vdekur dikush dhe na u dha leja, por vetëm 3 ditë dhe u mbyllën brenda sërish” thotë Çela.
Për kryeplakun hapi i radhës do jetë që gjithë fshati t’i kërkojë familjes Mataj ta fali fisin Hasaj, të paktën fisin. Sepse familjen ata nuk e falin.
Ndërkohë pranon se e di dhe policia situatën mes familjeve. Pra institucionet shtetërore janë në dijeni dhe nuk reagojnë për këtë vetëgjyqësi të paralajmëruar.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

E kanosi shitësen e një marketi me armë në Prishtinë, ia mori pazarin ditor

Problemet që u shfaqën me rezultatet preliminare, kryetari i KQZ-së e njoftoi Osmanin se janë në pritje të raportit përfundimtar nga institucionet e sigurisë

OBRM-PDUKM: Ljupço Kocevski është përgjegjës për strehimin e kriminelëve politikë nga LSD dhe BDI

Ambasadori gjerman largohet nga "X" dhe i bashkohet “Bluesky”, shkak përhapja e gjuhës së urrejtjes dhe dezinformatave

Vrasja në Skenderaj, gjithçka që dihet deri tani

Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë

Rashiti përmes dhjetë pikave përshkruan se ku duhet të jetë fokusi i atyre që duan të udhëheqin qeverinë e re

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi

Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit

"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial

Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?

Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren

Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje

Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi