LAJMI I FUNDIT:

Dyvjeçari ra në pus para një jave në Spanjë, ekipet e shpëtimit ngadalësohen nga shkëmbi

Dyvjeçari ra në pus para një jave në Spanjë, ekipet e shpëtimit ngadalësohen nga shkëmbi

Ekipet e shpëtimit në Spanjë po luftojnë me kohën për të mbërritur djalin dyvjeçar që ka rënë në një pus në Costa del Sol një javë më parë.

Por përpjekjet e tyre janë vështirësuar së fundi nga një e papritur.


Punonjësit e emergjencës po shpojnë një tunel vertikal me pusin ku ka rënë Julen Rosello, të cilin shpresonin ta përfundonin të dielën apo të hënën.

Çështja është se kanë ndeshur në një zonë shkëmbore, e kjo do të thotë se tuneli nuk mund të përfundohet brenda afatit të shpresuar.

Ekspertët nuk e dinë me saktësi se ku ndodhet fëmija, përcjell tch.

Ata shpresojnë që dyvjeçari të ketë ngecur në një thellësi prej 70 metrash, ku ka dhe një lloj bllokimi i cili nuk i lejon të dërgojnë ujë apo ushqime.

Vetë pusi me diametër 25 centimetra llogaritet të jetë 100 metra i thellë. Deri tani nuk janë diktuar shenja jete, por po punohet me shpresën se fëmija është ende gjallë.

Mjete të tonazhit të rëndë janë dërguar në zonë, ku të gjithë janë angazhuar intensivisht për gjetjen e vogëlushit.

Sapo të përfundojë tuneli paralel, punonjësit do të gërrmojnë me duar për të hapur një tunel të dytë më të shkurtër, përmes të cilit të mbërrijnë në vendin ku mendohet se mund të ketë ngecur fëmija.

Në trend Botë

Më shumë
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Kalo në kategori