LAJMI I FUNDIT:

Drejtori i Inspektoratit në Malishevë, pronarëve të lokaleve e hoteleve: Nuk ka organizim të dasmave

Drejtori i Inspektoratit në Malishevë, pronarëve të lokaleve e hoteleve: Nuk ka organizim të dasmave

Drejtoria e Inspektoratit në Komunën e Malishevës, sot edhe njëherë përmes mjeteve të informimit, ashtu sikur janë njoftuar edhe drejtpërdrejtë, i njofton publikisht të gjithë pronarët e lokaleve hoteliere, apo sektorin e gastronomisë, se vendimi i Qeverisë së Kosovës, e ndalon punën e tyre nga ora 21:00-05:00, e me këtë ndalohet edhe organizimi i dasmave apo ahengjeve në të gjitha sallat apo lokalet hoteliere.

“Bazuar në vendimin 01/10 të datës 05.07.2020, të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ndalohet puna e sektorit të gastronomisë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës, nga ora 21:00 deri në ora 05:00, ndërsa jashtë këtij orari, puna lejohet në lokale që kanë hapësirë të jashtme, dhe shërbimi “merr me vete”, pra brenda lokaleve nuk lejohet ushtrimi i veprimtarisë, deri në një njoftim tjetër, dhe rrjedhimisht me këtë ndalohet edhe organizimi i dasmave dhe ahengjeve”, ka bërë të ditur drejtori i Drejtorisë së Inspektoratit në Malishevë, Dibran Kastrati.


Kastrati, ju bën thirrje të gjithë pronarëve të sektorit të gastronomisë, që të zbatojnë këto masa dhe vendime qeveritare, pasi këto vendime kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit të popullatës, dha janë vendimet janë marrë në kuadër të masave për luftimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19.

“Mbrojtja e shëndetit dhe jetës së qytetarëve, është obligim i të gjithëve, andaj ne si inspektorat jemi të detyruar të zbatojmë ligjet në fuqi, për marrjen e masave ndaj atyre që nuk i zbatojnë këto vendime”, ka njoftua Kastrati.

“Qytetarë të nderuar, ne jemi të detyruar të zbatojmë të gjitha masat dhe vendimet, me qëllimin e vetëm, të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve, prandaj, të jemi të durueshëm dhe të gjithë së bashku, ti ndihmojmë edhe sektorin e shëndetësisë dhe të gjitha organet tjera të sigurisë, që ta kalojmë këtë pandemi, duke e ruajtur shëndetin e popullatës, të afërmit dhe familjet tona”, tha Kastrati, duke ju bërë thirrje të gjithëve, për zbatimin e masave dhe vendimeve për luftimin dhe parandalimin e COVID-19. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori