Hapi i parë për të ndaluar racizmin është që ta kuptosh atë. Por kjo nuk është gjithnjë e lehtë, sepse racizmi është fenomen shumë më i thellë se të ofendosh dikë nga ngjyra e lëkurës
Racizmi është shumë më tepër se të tregohesh i pasjellshëm. E keni menduar ndonjëherë pse një person afro-amerikan mund ta thotë fjalën nig*a ndërsa një person i një race tjetër jo?
E njëjta gjë edhe për aziatikët, të cilët mund të bëjnë shaka me fytyrën e tyre, por të tjerët nuk munden sepse ndryshe përkufizohet si racizëm. Arsyeja në lidhje me këtë fenomen lidhet me tri elemente të rëndësishme: historia, institucionet dhe fuqia.
Historia: Historia na jep një shpjegim më të qartë pse disa raca përballen me diskriminimin dhe të qenurit të paprivilegjuar. Marrim shembullin e australianëve Aboriginal dhe Torres Strait, të cilët përballen me një numër të madh problemesh, të cilat nuk gjenden te australianët e tjerë. Këto probleme përfshijnë: jetëgjatësi e shkurtër, shkallë e lartë e vetëvrasjeve, shkallë e ulët e punësimit etj. Arsyet e këtyre problemeve lidhen me të kaluarën e largët koloniale në Australi, ku njerëzit autoktonë u panë gjerësisht si inferiorë.
“Por flota e parë shkoi atje shumë kohë më parë,” mund të pyesë kushdo. “Australianët Aboriginal dhe Torres Strait nuk i kapërcyen këto probleme?”. Përgjigjja e shkurtër është “jo”. Përgjigjja e gjatë është: “Nuk i kapërcyen për një arsye të rëndësishme: Institucionet!”.
Institucionet: Institucionet luajnë një rol të rëndësishëm në zhdukjen e racizmit. Ato përfshijnë shkolla, sistemin gjyqësor dhe organizata të shumta, pse jo edhe kisha. Institucionet dhe historia duhet të “punojnë” bashkë për të kuptuar se si duhet të ndërtohet një vend. Historia ka treguar se ligjet, shkollat dhe organet e krijuara – në këtë rast në Australi, por ky fenomen është pothuajse njësoj kudo – u ndërtuan nga ata që “pushtuan” dhe u përjashtuan nga procesi njerëzit autoktonë, në këtë rast australianët Aboriginal.
Kur racizmi bëhet pjesë e institucioneve, ndërton politika raciste dhe efektet janë afatgjata. Kështu shumë afro-amerikanë ndihen të përjashtuar, burgosen në masë, shihen si të huaj dhe ndaj tyre veprohet ndryshe nga ç’mund të veprohej me dikë të një race tjetër, shkruan Anabel.
Fuqia: Historia dhe institucionet krijojnë disavantazhe racore dhe kjo gjë krijon një çekuilibër të fuqisë bazuar te raca. Për këtë arsye një afro-amerikan mund ta përdorë fjalën nig*a, por një personi një race tjetër jo sepse historikisht është përdorur si fjalë denigruese. Pikërisht kur përdorimi i të tilla fjalëve përdoret për të krijuar stereotipe mbi një racë tjetër, të cilëve historikisht u mungon fuqia institucionale, kalojmë në racizëm.
Duhet të theksojmë se jo vetëm gjuha mund të jetë raciste. Edhe stereotipiet që i portretizojnë disa raca si dembele, të pista, jo besnike etj., janë gjithashtu raciste. Të bësh shaka, të tallesh me dikë, të qeshësh nën zë ose të vësh në lojë dikë për formën e fytyrës, mënyrën e të folurit, sjelljen, zakonet, veshjen dhe jo vetëm, janë gjithashtu veprime dhe mendime raciste. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse dëshironi lumturi, motivim dhe paqe të mendjes, ndiqni këto këshilla
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!
A jeni dashnori më i mirë i saj?
Keni probleme me fjetjen? Përmes këtyre ushqimeve do të thelloheni në gjumë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë