LAJMI I FUNDIT:

Britani e Madhe, rekord viktimash nga COVID-19, në 24 orë

Britani e Madhe, rekord viktimash nga COVID-19, në 24 orë

Britania e Madhe ka regjistruar sot 1 820 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit, një rekord tjetër ditor, ndërkohë që kryeministri Boris Johnson ka parashikuar se bilanci do të vazhdojë të rëndohet.

Këto shifra të publikuara nga Ministria e Shëndetësisë e çojnë në 93 290 viktima bilancin total të pandemisë në Britaninë e Madhe, më i rëndi në Evropë.


Në 24 orët e fundit, 38 905 raste me COVID-19 janë regjistruar duke konfirmuar rritjen këto ditët e fundit për një total prej më shumë se 3,5 milionë raste.

“Këto shifra janë të tmerrshme”, theksoi Boris Johnson.

“Dhe më duhet t’ju paralajmëroj se kjo do të vazhdojë sepse ajo që po shohim është rezultat i variantit të ri që u shfaq pak para Krishtlindjeve”, shtoi ai.

Të ballafaquar në fund të vitit me një shpërthim të kontaminimeve që i atribuohen një varianti më ngjitës të coronavirusit, autoritetet britanike kanë vendosur një kufizim më të rëndë në popullatë, me mbylljen e shkollave dhe shpresojnë ta heqin atë me fushatën aktuale të vaksinimit.

Objektivi i qeverisë është vaksinimi i të gjithë 70-vjeçarëve dhe personelit shëndetësor deri në mes të shkurtit, rreth 15 milionë persona.

Përballur me një rritje të konsiderueshme të të sëmurëve me coronavirusin e ri, spitalet britanike ndodhen nën një presion të madh, ndërkohë që disa gjenden si në zonë lufte, ngriti alarmin këshilltari shkencor i qeverisë, Patrick Vallance.

Situata është shumë e keqe në këtë moment, me një presion të madh, dhe në disa raste, ajo ngjan si në një zonë lufte për njerëzit që duhet ta menaxhojnë”, deklaroi Patrick Vallance për Sky News.

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët

Evropa
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kalo në kategori