Themeluesi i kompanisë Microsoft, Bill Gates, në një shkrim autorial të botuar në Washington Post, u ka bërë apel autoriteteve në SHBA që të mbyllen për të paktën 10 javë, me qëllim që të fitohet beteja kundër coronavirusit.
Më poshtë ju sjellim pjesët më të rëndësishme të tekstit të pronarit të njërës nga kompanitë më të suksesshme në fushën e teknologjisë informative, transmeton Telegrafi.
“Nuk ka dyshim që Shtetet e Bashkuara kanë humbur rastin të jenë në avantazh në luftën kundër coronavirusit. Por, ende ka hapësirë për të marrë vendimet e duhura. Vendimet që i marrim ne dhe liderët tonë, do të kenë ndikim të madh në atë se sa shpejtë do të fillon të bie numri i personave të prekur me COVID-19, si dhe në atë se sa do të zgjasë ‘fikja’ e ekonomisë dhe sa amerikanë duhet të varrosin më të dashurit e tyre për shkak të coronavirusit.
Me punën që e kryej me fondacionin tim, kam biseduar me ekspertë dhe liderë në Washington dhe në mbarë botën. Më është bërë e qartë se duhet të ndërmarrin tre hapa konkret.
E para, na duhet një qasje e qëndrueshme kombëtare për mbylljen e gjithçkaje. Pavarësisht thirrjeve nga ekspertët e shëndetit publik, disa shtete nuk kanë mbyllur gjithçka. Në disa shtete, plazhet janë ende të hapura; në disa tjera restorantet vazhdojnë të punojnë për ata që duan të ulen dhe të hanë.
Është një recetë për katastrofë. Nëse njerëzit munden lirshëm të udhëtojnë përmes kufijve shtetëror, njëjtë mund të veprojë edhe virusi. Zyrtarët shtetëror duhet të jenë të qartë: Mbyllja e gjithçkaje do të thotë që asgjë nuk guxon të funksionojë.
Derisa numri i të prekurve me coronavirus nuk fillon të bie në SHBA – që do të mund të arrihej për 10 javëve apo më shumë – askush nuk mund të vazhdojë të bëjë biznes apo thjesht të mos e ndërpresë punën. I tërë ky konfuzion rreth kësaj çështje do ta zgjatë ‘dhimbjen’ ekonomike, do të rrisë frikën që virusi do të rikthehet edhe më i fuqishëm dhe do të shkaktojë më shumë raste të vdekjeve.
E dyta, qeveria federale duhet të përshpejtojë procesin e testimit. Do të duhej të kishte shumë më tepër teste që do të jenë të disponueshme në çdo spital. Gjithashtu do të duhej të konsolidonim rezultatet në mënyrë që të mund të identifikojmë shpejtë vullnetarët e mundshëm për prova klinike, dhe ta dimë se kur do të jetë koha kur do t’i kthehemi normalitetit. Ka edhe shembuj të mirë – shteti i Nju Jorkut së fundmi ka zgjeruar kapacitetet e saja duke kryer mbi 20 mijë teste në ditë.
Dhe e treta dhe e fundit, për ta mundur sëmundjen, na duhet vaksina e sigurtë dhe shumë efikase. Nëse i bëjmë të gjitha si duhet, do të mund ta kishim për të paktën 18 muaj që do të ishte koha më e shkurtër në histori që ndonjëherë është prodhuar dhe testuar një vaksinë, ka shkruar ndër tjera Bill Gates. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëZelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Pse Greqia dhe Spanja po refuzojnë ta furnizojnë Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore?
Franca dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen miliarda euroshe mbi një projekt armësh
Zelensky paralajmëron për një "Çernobil të dytë"
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre