Nëpërmjet një njoftimi të BDI-së thuhet se “disiplina, përgjegjësia dhe qëndrueshmëria kanë qenë dhe janë arma kryesore e ballafaqimit të suksesshëm të deritanishëm me pandeminë e krijuar nga virusi COVID-19”.
“Edhe pse ballafaqimi i deritanishëm me krizën e krijuar nga pandemia, vlerësohet si i suksesshëm, nuk ka hapësirë për eufori. Kriza dhe rreziku nuk nga COVID-19 ende nuk ka përfunduar akoma. Prandaj, duhet të jemi të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm – duke respektuar në përpikëri rekomandimet e ekspertëve për ballafaqim me epideminë. Masat për distancë sociale në një largësi të arsyeshme mbeten dhe do të duhet të përpilojmë masa të
reja, por ato , nëse jemi të ndërgjegjshëm, do të jenë lehtësuese, dhe ne do të kthehemi në rutinën tonë sociale hap pas hapi” thuhet në njoftimin e BDI-së, njofton Telegrafi Maqedoni.
Por, që kjo të realizohet, thonë nga BDI, është i patjetërsueshëm implementimi i asaj që mbetet mjet kryesor në këtë moment për ndalimin e përhapjes së epidemisë, dhe kjo është monitorimi profesional dhe strategjik i situatës, ose më saktë testimi masiv i popullatës.
“Ky nuk është vetëm vlerësimi ynë, por në bazë të rekomandimeve ndërkombëtare, rritja e numrit të testimeve është mënyra më efektive për të izoluar pacientët dhe për të parandaluar një shpërndarje të re. Edhe pse vendi ynë është në nivel të vendeve tjera në rajon dhe më gjerë me numrin e testimeve në proporcion me popullatën, kjo duhet dhe do të rritet. Duhet të prijmë në rajon dhe të jemi së paku në nivel me vendet e zhvilluara në Evropë. Si një vend anëtar i ardhshëm i BE-së, ne duhet të veprojmë tashmë si një vend i BE-së. Ne duhet të shumëfishojmë numrin e testimeve dhe të bëjmë të paktën 500 teste në ditë, për të arritur 750 në ditë për një kohë të shkurtë”, thonë nga Bashkimi Demokratik për Integrim.
Sipas tyre kemi nevojë për një strategji serioze të testimit, duke ndjekur modele të suksesshme të vendeve evropiane dhe kjo do të thotë, që ne nuk duhet të testojmë vetëm qytetarët me simptoma dhe njerëzit që kanë qenë në kontakt me njerëzit e infektuar, për t’i izoluar me kohë dhe kështu të mbrojmë pjesën tjetër, por ky rreth i testimeve duhet rritur dita ditës.
“Rritja e testimeve pas një strategjie serioze – është thelbësore për të luftuar virusin në vendin tonë, por edhe për të hequr kufizimet dhe për t’iu rikthyer një normaliteti sa më shpejt që të jetë e mundur. Monitorimi profesional duhet të kombinohet me masa higjienike dhe vetë- përgjegjësi, për të parandaluar një shpërthim të ri pas heqjes së kufizimeve. Është mënyra e vetme për të mbrojtur qytetarët tanë dhe gjithashtu edhe ekonominë. Askush nuk do të
përfitonte nga heqja e kufizimeve, nëse do të vinte deri tek një shpërthim tjetër dhe do të na duhej të mbyllnim gjithçka përsëri. Pra, testimi masiv është mënyra e vetme që së shpejti të kthehemi në rutinën tonë, në jetën tonë siç ne e dimë” thuhet në fund të kumtesës së BDI-së./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të dëmtuarit thonë se i akuzuari Bajroviq së bashku me paramilitarët e tjerë i kishin maltretuar gjatë luftës
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa
40 studiues shqiptarë dhe të huaj kërkojnë nga qeveria shqiptare mbrojtjen e Deltës së Vjosës
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë