LAJMI I FUNDIT:

Bahtiri kundër gjendjes së jashtëzakonshme: Ide e kamotshme e Thaçit

Bahtiri kundër gjendjes së jashtëzakonshme: Ide e kamotshme e Thaçit

Kryetarët e komunave të Kosovës sot kanë diskutuar për mundësinë e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme.

Kundër këtij propozimi në mbledhje ka dalë kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, që thotë se e kundërshton dhe e urren këtë propozim.


“Unë s’jam për shpalljen e Gjendjes së Jashtëzakonshme edhe urrej shumë mendimin dhe propozimin për këtë sepse s’mund të ketë gjendje të jashtëzakonshme në gjithë territorin e Kosovës. Kjo na sjell edhe probleme politike dhe është kërkesë e kamotshme e Hashim Thaçit”, ka thënë Bahtir, njofton Klan Kosova.

“Kundërshtoj ashpër iniciativën për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme, e cila besoj se do të ketë pasoja edhe më të mëdha se sa gjendja nëpër të cilën po kalojmë”.

“Një armik të padukshëm siç është coronavirusi COVID-19 nuk mund ta luftojmë me ushtri e me masa që do ta shkatërrojnë ekonominë e shtetit, e cila po kalon edhe ashtu në situatën më të rëndë që nga paslufta. Arsye tjetër pse nuk duhet shpallet gjendja e jashtëzakonshme, është se Qeveria aktuale fatkeqësisht nuk do të mund ta shtrijë pushtetin e kësaj gjendje në tërë territorin e Kosovës”, ka thënë ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori