LAJMI I FUNDIT:

Apeli vërteton dënimin me mbi 16 vjet burg ndaj të akuzuarit për vrasjen e të miturit në Prishtinë

Apeli vërteton dënimin me mbi 16 vjet burg ndaj të akuzuarit për vrasjen e të miturit në Prishtinë

Gjykata e Apelit ia ka vërtetuar dënimin e shqiptuar nga gjykata e shkallës së parë, Leonardo Përveticës, i akuzuar për vrasjen e të miturit. Sh.P,.

Kështu, Apeli ka refuzuar ankesën e prokurorisë e cila kishte kërkuar rritjen e këtij dënimi si dhe ankesën e mbrojtëses së të akuzuarit, avokates Luljeta Jashari, që kërkonte nga Apeli një dënim më të butë për të mbrojturin e saj.


Gjykata Themelore në Prishtinë, më 10 tetor të vitit të kaluar, e kishte dënuar me 16 vjet e 6 muaj burg efektiv, të akuzuarin për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje, Leonardo Përvetica.

Përvetica ishte dënuar me 16 vite burg për vrasje të rëndë, ndërsa një vit për veprën penale të armëmbajtjes, ndërsa ndaj tij ishte shqiptuar dënim unik prej 16 vjetësh e 6 muajsh burgim, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Të njëjtit i ishte shqiptuar edhe dënimi plotësues, konfiskimi i thikës, ndërsa gjykata, duke marr parasysh gjendjen ekonomike të të akuzuarit, të njëjtin e kishte liruar nga shpenzimet procedurale.

Paraprakisht, Përvetica e kishte pranuar fajësinë për veprat penale për të cilat akuzohej, në shqyrtimin fillestar që ishte mbajtur për këtë rast.

E pakënaqur me dënimin e shqiptuar ndaj Përveticës, prokuroria ishte ankuar në gjykatën e shkallës së dytë, me arsyetimin se me rastin e shqiptimit të dënimit, shkalla e parë kishte mbivlerësuar rrethanat lehtësuese, ashtu që, të akuzuarit i kishte shqiptuar, sipas prokurorisë, dënim të ulët.

Rrethanë kyçe që prokuroria theksonte në ankesën e saj, ishte fakti se sipas prokurorisë është dashur të merret parasysh me rastin e shqiptimit të dënimit, vendosmëria e të akuzuarit që të kryej veprën penale, pasi që i njëjti pas konfliktit paraprak që kishte pasur me të ndjerin, kishte shkuar pastaj të shtëpia e të ndjerit për të kryer veprën penale në fjalë.

Në anën tjetër, dënim më të butë për të mbrojturin e saj, i kishte propozuar kolegjit të Gjykatës së Apelit, avokatja Luljeta Jashari. Dy rrethanat kryesore që avokatja kishte cekur në ankesën e saj, e të cilat sipas saj duhet të bënin që ndaj të mbrojturit të saj të shqiptohet një dënim më i butë, janë pendimi i shfaqur dhe pranimi i fajësisë.

Mirëpo, gjykata e shkallës së dytë, i ka refuzuar që të dy këto ankesa si të pabazuara.

Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit, pretendimet ankimore të prokurorisë si dhe të mbrojtjes së të akuzuarit janë të pabazuara, pasi siç thuhet në aktgjykimin e Apelit, në ankesat e paraqitura nuk prezantohet ndonjë rrethanë tjetër rënduese apo lehtësuese të cilat kishin me pasur ndikim të drejtpërdrejtë në lartësinë e dënimit, raporton betimiperdrejtesi.

“Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit, pretendimet ankimore të lartë cekura, të prokurorisë për shqiptimin e dënimit më të ashpër, gjegjësisht, të mbrojtëses së të akuzuarit për shqiptim të dënimit më të butë nuk qëndrojnë, ngase, në ankesat e paraqitura nuk prezantohet ndonjë rrethanë tjetër rënduese apo lehtësuese të cilat kishin me pasur ndikim të drejtpërdrejtë në lartësinë e dënimit, për çka kjo gjykatë konsideron se gjykata e shkallës së parë, drejt dhe në mënyrë të plotë i ka konstatuar dhe vlerësuar të gjitha rrethanat që ndikoj në caktimin e llojit dhe lartësisë së dënimit siç parasheh dispozita e nenit 73 të KPK” – thuhet në vendimin e Apelit.

Tutje, sipas Apelit, rrethanat rënduese dhe lehtësuese, të cekura në ankesa, shumicën prej tyre i ka pasur parasysh edhe gjykata e shkallës së parë, ndërsa, disa nga ato rënduese që cekë prokuroria janë po ashtu edhe elemente të veprës penale, për të cilën i akuzuari është shpallur fajtor, kurse, disa nga rrethanat lehtësuese që cekën nga mbrojtësja e të akuzuarit, gjykata e shkallës së parë, i ka pasur parasysh, e disa të tjera nuk janë me ndikime të drejtë për drejtë që të akuzuarit t’i shqiptohet dënim tjetër nga ai që ka shqiptuar gjykata e shkalles së parë.

“Dënimi i shqiptuar për të akuzuarin me aktgjykimin e ankimuar, është i drejtë dhe i ligjshëm dhe në harmoni me shkallën e rrezikshmërisë shoqërore të veprës penale dhe me shkallën e përgjegjësisë penale të akuzuarit, po ashtu i njëjti është në funksion të preventivës gjenerale, por edhe asaj individuale dhe se me dënimin e shqiptuar do të arrihet qëllimi i dënimit i paraparë në dispozitat e nenit 41 të KPKsë.” – thuhet në fund të aktgjykimit të Apelit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 25 maj 2018, kishte ngritur aktakuzë kundër Leonardo Pervetica, i cili akuzohej se kishte kryer veprën penale të vrasjes së rëndë dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas aktakuzës, i akuzuari Pervetica më 9 dhjetor 2017, në rrugën “Gustav Mayer” me dashje e ka privuar nga jeta të miturin Sh.P, ku pas një mosmarrëveshje që kanë pasur në lokalin “Lotus”, janë fjalosur, kanë dal nga lokali dhe kanë sulmuar njëri-tjetrin me grushte.

Siç pretendon prokuroria, tani i ndjeri ka shkuar në rrugën “Gustav Mayer”, i pandehuri e ka ditur ku gjendet, e ka thirrur të ndjerin, dhe me të dal poshtë e ka sulmuar me thikë katër herë, tri në regjionin e gjoksit, dhe një herë në regjionin e vitheve.

Në trend Lajme

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Çitaku: Rezultati i zgjedhjeve të përgjithshme do të jetë befasues

Politikë
Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Rashiq për stërvitjet ushtarake serbe: Duan vetëm t’i tregojnë muskujt

Siguri
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori