Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi në një intervistë për Telegrafi.com me gazetarin Albert Spahiu, ka thënë se qytetarët nga Kosova e kanë shpëtuar turizmin e Shqipërisë gjatë vitit të kaluar.
Minxhozi ka thënë se gjatë periudhës së pandemisë COVID-19, është shquar një solidaritet ndërmjet autoriteteve shqiptare më ato të Kosovës.
“Është shquar një solidaritet ndër institucional të autoriteteve të Shqipërisë të të gjitha fushave me autoritetet e Kosovës. Natyrisht ka pasur një rënie të ekonomisë në masën 10 për qind të shkëmbimeve krahasuar një vit më parë, që është diçka krejt normale, më e vogël se në atë çfarë mendonim më parë të ndodhte. Në qoftë se Shqipëria dhe Kosova gjatë vitit 2019 kanë shkëmbyer 307 milionë euro, në vitin 2020 kjo shifër ra në 275 milionë euro. Me gjithë masat që kanë qenë si në Shqipëri dhe Kosovë, bizneset kanë mundur të shkëmbejnë produktet që i kanë shkëmbyer më parë, kur nuk kanë pasur pandemi”, thotë ambasadori Minxhozi.
Sipas tij, përveç rënies së shkëmbimeve tregtare ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, sektori që ka pësuar rënien më të madhe ishte ai i turizmit.

Ambasadori Minxhozi shprehet se ishin vizitorët nga Kosova që e kanë shpëtuar turizmin në Shqipëri.
“Sektori më tepër i goditur ka qenë turizmi, por nga ana tjetër ne mendonim se kjo do të ishte më fatale. Gjatë vitit 2020, kemi 40 për qind më pak turizëm se sa në vitin 2019. Jo se ka munguar vizitori i Kosovës për të shkuar në Shqipëri, por ka munguar vizitori i jashtëm i Kosovës, diaspora që janë në Gjermani e Zvicër e që nuk kanë ardhur në Kosovë dhe nuk iu kanë bashkangjitur familjeve të tyre të shkojnë në Shqipëri. Prandaj, numri i vizitorëve nga Kosova nuk ka qenë më i paket se vitet tjera. Natyrisht ishte një vit shumë i trishtë dhe ne mendojmë se viti 2021, po të kemi një verë më të mirë, numri i vizitorëve do të rritet, por dhe shkëmbimet ndërmjet nesh do të janë më të mëdha. Ajo se çfarë është e rëndësishme, ne e themi me gojën plotë se, Kosova sivjet shpëtoi turizmin e Shqipërisë”, shprehet ai.
Në këtë intervistë, ambasadori Minxhozi ka folur edhe për mundësitë e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve dhe për dialogun politikë të Kosovës me Serbinë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Më në fund Vespa vjen seriozisht në Kosovë!

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Njoftim me rëndësi nga Aeroporti i Prishtinës!

Pasi i rriti tarifat prej 50 për qind, Trump 'bëhet pishman': Po shikoj mundësinë e uljes së tyre

Krepat natyrale Vici – Ëmbëlsia që ju duhet pas Iftarit

Paga mesatare 700 euro në ujësjellësin “Prishtina”, zyrtarët thonë se janë keq me financat

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker