LAJMI I FUNDIT:

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Liberalizimi i tregut të energjisë, ZRRE del me njoftim zyrtar

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), ka njoftuar se në përputhje me detyrimet ligjore të parashikuara në nenin 37, paragrafi 2 të Ligjit për Energjinë Elektrike, njofton se ka vazhduar procesin e liberalizimit të tregut të energjisë elektrike në Republikën e Kosovës.

ZRRE thotë se ky proces është pjesë e angazhimit për zhvillimin e tregut të energjisë elektrike, rritjen e konkurrencës, si dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj konsumatorëve.

“Bazuar në kornizën ligjore dhe rregullative, ZRRE ka përcaktuar kompaninë KESCO si furnizues me të drejtën e shërbimit universal. Duhet theksuar se neni 37, paragrafi 2 i Ligjit Nr. 05/L – 085 për Energjinë Elektrike, përcakton se: “Të drejtën e furnizimit si shërbim universal e gëzojnë të gjithë konsumatorët familjar dhe jofamiljar që kanë qarkullim vjetor jo më shumë së dhjetë (10) milion euro, ose jo më shumë së pesëdhjetë (50) punonjës””.


Si pjesë e këtij procesi, ZRRE thekson se ka udhëzuar KESCO si furnizues i shërbimit universal të identifikojë konsumatorët familjarë dhe ata jo-familjarë të cilët e gëzojnë të drejtën e shërbimit universal, ndërsa ata që nuk plotësojnë kriteret e të drejtës së shërbimit universal, të dalin në treg të lirë, duke filluar nga 1 qershori 2025.

Pra konsumatorët jofamiljar duhet të paraqesin pranë KESCO dëshmitë nëse përmbushin kriteret e furnizimit me shërbim universal.

“Liberalizimi i tregut ka qenë një angazhim i ZRRE-së që nga viti 2017, i cili është ndërprerë përkohësisht për shkak të pasojave të pandemisë dhe të krizës energjetike, të cilat krijuan pasiguri në furnizimin dhe stabilitetin e tregut të energjisë. Megjithatë, tani janë plotësuar kushtet e nevojshme për t’u mundësuar konsumatorëve që përmbushin kriteret të kalojnë në treg të hapur dhe të përfitojnë nga mundësitë e konkurrencës”, thuhet tutje.

Për më tepër, ZRRE  shton se do të monitorojë çdo hap të këtij procesi, për të siguruar mbrojtjen e interesave të konsumatorëve dhe për të garantuar që të gjitha palët e përfshira të respektojnë normat dhe standardet ligjore në fuqi.

“Konsumatorët, si dhe të gjithë akterët e tregut të energjisë elektrike, do të kenë mundësi të informohen dhe të angazhohen në këtë proces përmes kanaleve të komunikimit të hapura nga ZRRE dhe KESCO, duke siguruar transparencë dhe mundësi të barabarta për të gjithë. Ju informojmë se ZRRE ka disa Furnizues të energjisë elektrike të licencuar dhe se listën e Furnizuesve të licencuar në faqen e ZRRE”, thuhet në fund./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Reagon Bajrami: Qytetarët do të paguajnë 15% më shumë për faturat e energjisë elektrike nga 1 prilli

Reagon Bajrami: Qytetarët do të paguajnë 15% më shumë për faturat e energjisë elektrike nga 1 prilli

Ekonomi
Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Një epokë e artë për argëtimin: Fundway dhe BALFIN Group bashkojnë forcat për të sfiduar kufijtë!

Ekonomi
DhTIK kërkon nga Qeveria Kurti që të ndërhyjë dhe mos të lejojë rritjen e çmimit të energjisë

DhTIK kërkon nga Qeveria Kurti që të ndërhyjë dhe mos të lejojë rritjen e çmimit të energjisë

Ekonomi
ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

ZRRE-ja propozon ngritjen e çmimit të rrymës për rreth 15 për qind

Ekonomi
Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Revolucioni i pijes energjike - GO+ Mystery fiton vëmendjen ndërkombëtare

Ekonomi
Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

Dhuro me zemër për personat me sindromën Down

Ekonomi
Kalo në kategori