LAJMI I FUNDIT:

Stewart e Rihanna, aktoret më të këqija – Sandler, aktori më i keq

Stewart e Rihanna, aktoret më të këqija – Sandler, aktori më i keq

Vazhdimi i fundit i sagës “Twilight” është shpallur filmi më i keq në ceremoninë e Razzie Awards, e cila ndan çmimet për veprat më të këqija kinematografike të vitit.

“Twilight Saga: Breaking Dawn Part 2” ka fituar shtatë “Mjedra të arta”, duke përfshirë edhe çmimin për filmin më të keq dhe aktoren më të keqe, Kristen Stewart.


Pesë filmat “Twilight” kanë përfituar rreth tre miliardë dollarë nga shfaqjet e tyre nëpër kinema, ndërsa themeluesi i Razzie, John Wilson, ka thënë se më e keqja është se publiku amerikan po i pëlqen filmat e tillë.

Edhe regjisori më i keq u shpall nga ky film (Bill Condon), Taylor Lautner mori çmimin e aktorit më të keq në rol dytësor, pastaj ky fim ishte ribërja më e keqe, aty ishte edhe trupa më e keqe e aktorëve etj.

Këngëtarja Rihanna u shpall aktorja më e keqe në rol dytësor, për debutimin e saj në filmin “Battleship”, e cila është përshkruar si “një Rambo femër”.

“Ajo po ndjek hapat e Mariah Carey, Jennifer Lopez dhe Madonna – këngëtare që nuk dinë të aktrojnë, por paguhen miliona dollarë”, deklaroi John Wilson.

Komiku Adam Sandler u shpall aktori më i keq i vitit për paraqitjen në filmin “That’s My Boy”, ndërsa i njëjti film fitoi edhe çmimin për skenarin më të keq. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Videot ironizuese të Rina Krasniqit me këngët dhe tekstet e estradës bëhen virale në rrjetet sociale

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina

"The New York Times" shkruan për ekspozitën e Petrit Halilajt në NYC: Një artist nga Kosova merr fluturimin

Magazina
Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Banorët shohin natën e parë të BBVA 3, Juli shpërthen në lot kur pa të atin: Para se të vdiste, ai më tha mos e tradhto Julin e vërtetë

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Kalo në kategori