LAJMI I FUNDIT:

Rita Ora lart mbi NewBorn (Video)

Rita Ora lart mbi NewBorn (Video)

Këngëtarja e lindur në Kosovë e që po pushton botën, Rita Ora, po qëndron në Prishtinë për xhirimin e videoklipit të saj “Shine Ya Light”. Ajo është paraqitur përpara Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në kryeqytet duke hipur mbi ‘Newborn-in’, ku e kishin rrethuar fansa të shumtë për të ndjekur nga afër yllin shqiptar.

Rita arriti me eufori të madhe në aeroportin e Prishtinës, ku tha disa fjalë për televizionet shqiptare, ndërsa më pas u zhvendos në Hotel Emerald, ku do të qëndrojë gjatë këtyre ditëve nën masa të larta të sigurisë.

Ajo gjatë mbrëmjes zhvendosi vëmendjen te Pallati i Rinisë dhe i Sporteve, duke u ngjitur mbi monumentin që simbol të pavarësisë së Kosovës, ku përshëndeti të pranishmit.


Rita Ora duke përshëndetur të pranishmit në Zone Club…

“Si po kaloni? Kosova është vendi i vetëm ku kam dashur ta xhiroj këtë videoklip”, tha Rita teksa e shoqëronin duartrokitjet dhe thirrjet ‘Rita-Rita’ nga fansat e saj.

Rita Ora në ora 1:30 u ngjit në skenë në Zone Club ku përshëndeti të pranishmit, duke i premtuar së shpejti një koncert të madh në Kosovë.

Rita Ora së fundmi lansoi albumin e ri “ORA”, ku bën pjesë edhe kënga "Shine Ya Light", të cilës klipi po i xhirohet në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Artistja 77 vjeçare Cher tregon pse lidhet me djem të rinj: Sepse ata të moshës time, thuajse të gjithë kanë vdekur

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Anita Haradinaj tregon se si duket para dhe pas makijazhit

Anita Haradinaj tregon se si duket para dhe pas makijazhit

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Kalo në kategori