LAJMI I FUNDIT:

Troja ndalon shitjen e albumit “Amaneti i Clown-it”.

Troja ndalon shitjen e albumit “Amaneti i Clown-it”.

Rok grupi “Troja” ka ndaluar përkohësisht shitjen e CD-së “Amaneti i Clown-it”, kanë bërë të ditur anëtari i këtij bendi, Bujar Berisha.

Arsyeja është te disa mosmarrëveshjeve me kompaninë edituese, e cila nuk ia ka paguar të hollat. Grupi “Troja”, këtë e quan si gabim të tyre, pasi nuk kanë nënshkruar një kontratë paraprakisht.

“E kemi ndaluar shitjen e ‘Amaneti i Clown-it’ për shkak të disa mosmarrëveshjeve me kompaninë përkatëse, e cila nuk i ka paguar të hollat. Gabimi ynë ka qenë se nuk kemi nënshkruar një kontratë paraprakisht. Ata mund të kenë shitur diku 2 apo 3 mijë CD, por ajo çka është interesante është se si album nuk shitet më”, është shprehur Bujar Berisha anëtar i grupit “Troja” për të përditshmen “InfoPress”.


Gjithashtu Bujari ka bërë me dije se rok grupi ka marrë vendim se po u gjet qoftë edhe një CD e edituar nga kompania me të cilën ata kishin pasur marrëveshje për shitjen e CD-së, atëherë grupi do të vazhdojë procedurat e tyre në gjyq.

“U kemi thënë që nëse gjejmë në treg vetëm edhe një CD të dizajnuar nga ju, atëherë do t’iu padisim në gjyq. Kështu që mendoj se edhe ata do ta ndalin, sepse tani bëhet serioze. E kemi lënë me kaq pasi nuk kemi pas kontratë paraprake, por shpresojmë që vitin tjetër gjithçka do të jetë më transparente, në çdo aspekt që do të punojmë”, ka përfunduar Bujar Berisha./Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozon pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozon pjesët intime

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Rita Ora e mëngjeseve të hershme, pas palestrës ndërron veshjen për një paraqitje tejet elegante rrugëve të New Yorkut

Rita Ora e mëngjeseve të hershme, pas palestrës ndërron veshjen për një paraqitje tejet elegante rrugëve të New Yorkut

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Aziz Salihu feston ditëlindjen e 70-të, Monika me urim të veçantë: Më i madhi në vend, e gëzofsh 70-vjetorin

Aziz Salihu feston ditëlindjen e 70-të, Monika me urim të veçantë: Më i madhi në vend, e gëzofsh 70-vjetorin

Magazina
Kalo në kategori