Vijat e kuqe nuk i kanë vendosur, por partitë opozitare e edhe vetë Lëvizja Vetëvendosje, më konkretisht lideri i saj Albin Kurti e përjashtojnë çfarëdo bashkëpunimi. Madje, kryeministri edhe pas zgjedhjeve insiston se nuk do të ketë koalicione. Për disa analistë politikë këto qëndrime janë kalkulime për vota, e për të tjerë, qëndrime parimore të opozitës përballë partisë që nuk kursen asgjë për të mbetur në fuqi.
Politikani që në zgjedhjet e fundit i fitoi mbi 50% të votave, prapë e synon të njëjtin sukses, duke e përjashtuar çfarëdo bashkëpunimi me opozitën.
“PDK, LDK e AAK në këto katër vite unë nuk kam parë që janë reformuar, dhe kur e kemi parasysh se sidomos në muajt e fundit sulmet që janë bërë ndaj subjektit tonë politik…”, ka thënë kryeministri albin Kurti.
Njëri ndër njerëzit më të afërt të kryeministrit Albin Kurti dikur, nuk pajtohet fare me këtë konstatim, sepse konsideron se pikërisht Vetëvendosje nuk është reformuar e nuk ka demokraci të brendshme, e as nuk e ka kursyer gjuhën ndaj opozitës.
Krahas PDK-së, që thonë se kanë dallime të mëdha me LVV-në, e gjuhës së ashpër të Ramush Haradinajt të AAK-së, edhe kreu dhe kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka përjashtuar bashkëpunimin me Kurtin.
“Dinamikat politike janë duke shkuar në drejtim me të cilat po krijohen kushtet së paku nga partitë opozitare të një distancimi të qartë të mundësisë së bashkëpunimi me Lëvizjen Vetëvendosje, veçanërisht me Albin Kurtin, duhet me e specifiku. Dhe në këtë drejtim vlerësoj se kjo bazë ka legjitimitet si qëndrim politik, për shkak së sjelljes së Albin Kurtit, jo për shkak të qenies por për shkak të sjelljes politike të Albin Kurtit”, ka thënë analisti Visar Ymeri.
Analistja tjetër politike, Magbule Shkodra i sheh me rezerva qëndrimet e të dyja taboreve, të cilat vlerëson se po bëhen vetëm për kalkulime elektorale.
“Unë jam e bindur se nëse do t’i nevojiten numrat për ta formuar Qeverinë edhe Lëvizja Vetëvendosje por edhe partitë opozitare do ta formojnë, ose tjetra nëse Lëvizja Vetëvendosje e ka seriozisht që nuk do të bashkëpunojë me asnjërën parti atëherë po e përgatit veten që të qëndrojë në opozitë”, ka thënë Shkodra.
Shkodra beson se në rast se Vetëvendosje nuk arrin ta krijojë e vetme Qeverinë ose me partnerë, blloku opozitar të vetmen rrugë do ta kishte që partisë së parë t’ia japë postin e Kryeministrit, përndryshe do të pamundësohej bashkëpunimi./Dukagjini/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles