LAJMI I FUNDIT:

I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor

I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor

Hetuesit policor Idriz Gashi i është kthyer masa e suspendimit vetëm pak orë pasi ishte kthyer në punë, ka bërë të ditur avokati i tij, Arianit Koci, të premten në mbrëmje.

Gashi ishte në mesin e tre zyrtarëve policorë të suspenduar më 8 janar pasi dyshoheshin se morën pjesë në tubime parazgjedhore të partive politike. Por paraditen e sotme, avokati Koci ka thënë se klienti i tij ishte kthyer në detyrë pasi ishte konstatuar se s’kishte marrë pjesë në tubime politike.

Megjithatë, në një postim në mbrëmje, Koci ka thënë se Gashit i është rikthyer masa e suspendimit në atë që e ka cilësuar si vendim të paligjshëm.


“Siguria juridike e qytetarëve është në rrezik serioz. Hetuesit policor Idriz Gashi, sot në ora 12.22 i është rikthyer arma dhe legjitimimi policor, pasi kishte përfunduar afati i suspendimit.  Megjithatë, pas përfundimit të orarit të punës, i është dorëzuar një vendim i ri, i paligjshëm, për vazhdimin e masës së suspendimit, pa afat dhe pa të drejtë ankese”, ka shkruar Koci.

Sipas avokatit, ky veprim përbën shkelje të rëndë të ligjit dhe cenon besimin në sistemin juridik të vendit.

“Pasi zgjatja e masës së suspendimit mund të bëhet vetëm brenda afatit të përcaktuar.  Për më tepër, kjo situatë tregon qartë elemente të një persekutimi ndaj një hetuesi të angazhuar në trajtimin e rasteve më të mëdha të korrupsionit. Një shkelje e tillë është e papranueshme dhe cenon jo vetëm integritetin e Policisë së Kosovës, por edhe besimin në gjithë sistemin juridik të vendit”, ka shkruar tutje Koci.

Në trend Lajme

Më shumë
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Prokuroria po shqyrton nëse ka elmente penale në zgjedhjen e Besnik Berishës në krye të KPM-së

Prokuroria po shqyrton nëse ka elmente penale në zgjedhjen e Besnik Berishës në krye të KPM-së

Lajme
Në kërkim prej nëntë janarit, gjendet e vdekur shqiptarja në Itali

Në kërkim prej nëntë janarit, gjendet e vdekur shqiptarja në Itali

Lajme
Tre të arrestuar për ryshfet në aksionin në Gjakovë – policia sekuestron rreth 12 mijë euro dhe prova tjera

Tre të arrestuar për ryshfet në aksionin në Gjakovë – policia sekuestron rreth 12 mijë euro dhe prova tjera

Kronika e Zezë
Operacion policor për Krime Ekonomike në Gjakovë

Operacion policor për Krime Ekonomike në Gjakovë

Lajme
Kandidat i AAK-së, Egzon Kelmendi reagon pas zjarrit në ETC: Do t'ia dalim, por kërkohet mbështetje institucionale

Kandidat i AAK-së, Egzon Kelmendi reagon pas zjarrit në ETC: Do t'ia dalim, por kërkohet mbështetje institucionale

Lajme
Kalo në kategori