LAJMI I FUNDIT:

Sekretari amerikan i Shtetit dhe homologu i tij britanik arrijnë për vizitë në Kiev

Sekretari amerikan i Shtetit dhe homologu i tij britanik arrijnë për vizitë në Kiev

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, i shoqëruar nga homologu britanik David Lammy kanë arritur në Kiev për një vizitë.

Departamenti amerikan i Shtetit, ka njoftuar më herët se Blinken dhe Lammy do të takohen me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë tjerë të lartë të qeverisë ukrainase, transmeton Telegrafi.

Është raportuar se dyshja do të diskutojnë për mbështetjen e mëtejme të Ukrainës në fushën e Mbrojtjes, me qëllim që të mund të mbrohet nga agresioni rus.


E ishte pikërisht Blinken që ka sinjalizuar se Shtetet e Bashkuara mund t’i lejojnë ukrainasit të përdorin armët amerikane me rreze të gjatë veprimi, për të sulmuar thellë në Rusi.

Edhe presidenti Joe Biden ka lënë të kuptohet se Uashingtoni do të heqë kufizimet ndaj Ukrainës, për të përdorur raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi kundër Rusisë.

Nëse jepet drita e gjelbër, do të përmbushte kërkesat e përsëritura të Ukrainës për të liruar kufijtë e armëve të furnizuara nga SHBA, të cilat zyrtarët kanë thënë se i kanë lënë ata të luftojnë kundër pushtimit në shkallë të plotë të Rusisë me duart e tyre të lidhura. /Telegrafi/