LAJMI I FUNDIT:

Të nominuarit për Topin e Artë – emra befasues në listë

Të nominuarit për Topin e Artë – emra befasues në listë

Tashmë është publikuar lista me lojtarët e nominuar për Topin e Artë 2024.

Ceremonia do të mbahet më 28 tetor në Paris, ndërsa ka tre favoritë për të fituar çmimin më të madh individual.

Vinicius Junior, Jude Bellingham dhe Rodri, janë tre futbollistët që raportohet se janë në garë për të fituar Topin e Artë, ndërsa është një moment historik – pasi në listë është edhe Granit Xhaka.


Por, gara më e ashpër besohet të jetë ajo mes dyshes së Real Madridit, falë triumfit në Ligën e Kampionëve dhe La Liga sezonin e kaluar, derisa Rodri fitoi Ligën Premier dhe Euro 2024.

Më poshtë mund të shikoni nominimet e plota, ndërsa edhe ju mund të përcaktoheni për fituesin e juaj. /Telegrafi/