LAJMI I FUNDIT:

U transferua në Arabi Saudite në moshën 26-vjeçare, Koeman ia mbyll dyert e kombëtares yllit holandez

U transferua në Arabi Saudite në moshën 26-vjeçare, Koeman ia mbyll dyert e kombëtares yllit holandez

Trajneri i Kombëtares së Holandës, Ronald Koeman i ka thënë sulmuesit Steven Bergwijn se karriera e tij ndërkombëtare ka përfunduar pasi u transferua në Arabinë Saudite.

Të hënën, Ajaxi konfirmoi largimin e sulmuesit 26-vjeçar Bergwijn te skuadra e Ligës Pro Saudite, Al Ittihad për një shifër rreth 21 milionë euro.

Bergwijn ishte pjesë e skuadrës holandeze që arriti në gjysmëfinale të Euro 2024, por menaxheri Koeman e ka lënë sulmuesin jashtë skuadrës së tij për ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kombeve.


Tani, Koeman i ka thënë brutalisht Bergwijn se karriera e tij ndërkombëtare ka përfunduar pasi u transferua në Arabinë Saudite në moshë kaq të re.

“Steven Bergwijn shkon në Arabinë Saudite në moshën 26-vjeçare. Është e qartë se kjo nuk ka të bëjë fare me ambicie sportive. Libri i tij me kombëtaren holandeze është mbyllur. Ai ndoshta e di se çfarë do të kisha thënë për këtë”, ka thënë fillimisht Koeman për mediat.

“Nëse je 26 vjeç, ambicia më e rëndësishme duhet të jetë ajo sportive, jo ajo financiare”.

“Ai mund të kishte qëndruar në Ajax , apo jo? Jam shumë i sigurt se Ajax po paguan mirë gjithashtu. Në moshën e tij, unë nuk do ta bëja. Mos e merrni atë vendim”, përfundoi trajneri i Holandës.

Sezonin e kaluar, Bergwijn shënoi 13 gola dhe dha pesë asistime në 31 paraqitje për skuadrën Eredivisie, ndërsa ka bërë 35 paraqitje për kombëtaren, duke shënuar tetë gola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mediat rumune i frikësohen sulmit të Kosovës për ndeshjen e Ligës së Kombeve

Mediat rumune i frikësohen sulmit të Kosovës për ndeshjen e Ligës së Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Lewandowski bën një gjest të jashtëzakonshëm për ta ndihmuar Barcelonës në regjistrimin e lojtarëve

Lewandowski bën një gjest të jashtëzakonshëm për ta ndihmuar Barcelonës në regjistrimin e lojtarëve

La Liga
“Futbolli është një profesion që të shkatërron”, yllin i Barcelonës flet për betejën mbi shëndetin mendor

“Futbolli është një profesion që të shkatërron”, yllin i Barcelonës flet për betejën mbi shëndetin mendor

La Liga
U transferua në Arabi Saudite në moshën 26-vjeçare, Koeman ia mbyll dyert e kombëtares yllit holandez

U transferua në Arabi Saudite në moshën 26-vjeçare, Koeman ia mbyll dyert e kombëtares yllit holandez

Ndërkombëtare
Guardiola zbulon të preferuarin e tij për Topin e Artë dhe nuk është Vinicius Jr dhe as Bellingham

Guardiola zbulon të preferuarin e tij për Topin e Artë dhe nuk është Vinicius Jr dhe as Bellingham

Ndërkombëtare
“E kam refuzuar Kosovën, ndihem mirë që zgjodha Suedinë”, Besfort Zeneli konfirmon vendimin e tij

“E kam refuzuar Kosovën, ndihem mirë që zgjodha Suedinë”, Besfort Zeneli konfirmon vendimin e tij

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori