LAJMI I FUNDIT:

Nga Rexhepi te Prekazi, Krasniqi e Hazrollaj – formacioni i javës së katërt në Superligën e Kosovës

Nga Rexhepi te Prekazi, Krasniqi e Hazrollaj – formacioni i javës së katërt në Superligën e Kosovës

Për herë të parë në këtë edicion të ri të garave në Albi Mall Superligën e Kosovës u kompletua në tërësi një xhiro, në këtë rast e katërta, ku nuk munguan përballjet e bukura, golat e shumtë, por edhe tifozët në tribuna.  

Feronikeli ’74 kundër Dukagjinit e hapi xhiron e katërt, ku mysafirët fituan me rezultat 2-0. Prishtina shijoi fitoren e dytë radhazi në elitë duke mposhtur Llapin në një ndeshje spektakolare ku u shënuan pesë gola (3-2). 

Suhareka po ashtu e vazhdoi formën pozitive duke triumfuar në shtëpi ndaj Gjilanit me rezultat 3-2. Në takimin tjetër mes Malishevës dhe Ballkanit që ishte i fundit për teknikun Ilir Daja në stolin e therandasve, të besuarit e Bekim Isufit arritën të fitojnë me rezultat 3-2. 


Dueli që përmbylli xhiron e katërt në elitën e futbollit kosovar ishte ai mes Dritës dhe Ferizajt, kiu vendasit triumfuan me rezultat 3-1. 

Plotë 21 gola të shënuara në këtë xhiro, që solli ndeshje tepër interesante, të luftuara, por edhe shumë shikues në tribuna – e bëjnë xhiron e katërt më interesantet deri tani.  

Telegrafi ka zgjedhur 11-shen më të mirë të javës së katër nga pesë ndeshjet e zhvilluara në ditët që lamë pas.  

Portier  

Dukagjini duket se ka gjetur gardianin e duhur për këtë sezon, pasi Bekim Rexhepi ishte spekakolar në fitoren e skuadrës së tij ndaj Feronikeli 74 në “Rexhep Rexhepi”. 

Ai bëri disa pritje, por njëra ndër to ishte e denjë për koopertina të gazetave.   

Mbrojtja 

Faza defanzive vjen me katër. Në të djathtë është Besnik Krasniqi i cili asistoi në dy gola të shënuar në Drita kundër Ferizajt. Ai vazhdon të jetë i palodhshëm si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. 

Në qendër është Ilir Syla i Dukagjinit, i cili jo vetëm se shënoi gol, por edhe në mbrojtje ishte i pakalueshëm, duke kompletuar një ndeshje perfekte si në nivelin personal, ashtu edhe atë ekipor.  

Një vend në qendër të mbrojtjes e zë edhe Arbër Prekazi, i cili duket se këtë sezon ka gjetur formën e tij dhe është kthyer në ditët më të mira. Jo vetëm që shënoi një gol të bukur me kokë, por ai ishte i jashtëzakonshëm në lojën në ajër, duke fituar çdo top në zonën e tij, ndërsa në duele i pakompromisë. 

Në të majtë është i vendosur mbrojtësi malazez, Nikola Stijepovic i Suharekës, i cili po ashtu bëri nëj ndeshje shumë të mirë ndaj Gjilanit, duke shënuar edhe golin e barazimit për ekipin e tij, që pastaj morën edhe fitoren. 

Mesfusha

Një mesfushë e përbërë me tre, po edhe të kishte emra të tjerë nuk do të ishte gabim, pasi mesfushorët në këtë javë ishin shumë aktive.  

Drilon Islami zhvilloi një ndeshje për notën 10-të nda Llapit, duke qenë dominues në mesfushë në të gjitha aspektet. Ai rikuperon dhe organizon, duke konfirmuar se është lider dhe kapiten i bardhëkaltërve.   

Me të në krahë është talenti Arvanit Rexhaj, i cili u fut në pjesën e dytë duke i dhënë kahje tjetër lojës së Suharekës. Talenti përveç se shënoi golin e fitores, ishte i përfshirë edhe në golin e barazimit për 2-2. 

Më i avancuar është maestro i Prishtinës, Albin Krasniqi. Një gol, një asistim dhe i involvuar në golin e parë që u shënua nga kryeqytetasit. Goli i tij ishte shumë i bukur, pasi erdhi pas një lëvizje të bukur teknike dhe një gjuajtje të jashtëzakonshme jashtë zonës.  

Vlen të cekët se paraqitje të mirë në mesfushë këtë xhiro kishin edhe Robert Rrahmani i Gjilanit dhe Vesel Limaj i Malishevës. 

Sulmi  

Sa i përket sulmit, në qendër zë vend Ahmed Januzi i cili ndaj Prishtinës ishte individi larg më i mirë i Llapit, Ai shënoi gol të bukur dhe bëri një asistim maestral tek goli i dytë, por që nuk ishin të mjaftueshme për llapjanët ë të dilnin me pikë nga “Fadil Vokrri”. 

Në të majtë të sulmit është Almir Ajzeraj, i cili u fut në pjesën e dytë ndaj Ferizajt dhe zhbllokoi ndeshjen me një gol të bukur, pasi Drita realisht po vuante deri në ato momente. Ai shtoi edhe një asistim në fitoren e parë të skuadrës së tij këtë sezon. 

Në krahun e djathtë të sulmit është Drilon Hazrollaj. ‘Diamanti’ i Malishevës është kthyer në formën e tij më të mirë dhe këtë e tregoi edhe ndaj Ballkanit, duke shënuar gol dhe shpesh herë duke qenë enigmë e pazgjidhur për kampionët. 

Trajneri i javës 

Ky titull me plot meritë shkon për Bekim Isufin, i cili edhe njëherë mori një fitore të madhe me një lojtar më pak nga pjesa e parë.  

Skuadra e Bekim Isufit ishte e jashtëzakonshme, duke dominuar në cdo aspekt Ballkanin, ku loja me një lojtar me pak nuk u vërejt për asnjë moment. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi

Përleshje mes shqiptarëve dhe rumunëve në kantierin ku po rinovohet stadiumi "Camp Nou"

La Liga
Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit

Trent Alexander-Arnold nuk hezitoi kur përmendi klubin e tij 'të preferuar' - pas Liverpoolit

Premier League
Tjetër goditje për Arsenalin nga Odegaard

Tjetër goditje për Arsenalin nga Odegaard

Premier League
Rritet sërish vlera e Lamine Yamal, nuk i afrohet asnjë lojtar i Barcelonës

Rritet sërish vlera e Lamine Yamal, nuk i afrohet asnjë lojtar i Barcelonës

La Liga
Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës

Dokumenti financiar i cili zbulon se Barcelona ka bërë një ‘transferim të fshehtë’ gjatë verës

La Liga
Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike

Ibrahimovic pretendoi se është më i madh se Chelsea, Terry e shkatërron me një përgjigje epike

Premier League
Kalo në kategori