LAJMI I FUNDIT:

De Bruyne nuk hezitoi me përgjigjen kur u pyet se me kë preferon të luajë mes Ronaldos dhe Messit

De Bruyne nuk hezitoi me përgjigjen kur u pyet se me kë preferon të luajë mes Ronaldos dhe Messit

Kevin De Bruyne nuk kishte aspak dyshime kur u pyet se më kë preferon të luajë mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Ylli i Manchester Cityt është njëri prej lojtarëve më të mirë në historinë e futbollit modern, por ai natyrisht nuk ka arritur asnjëherë nivelin e Ronaldos dhe Messit.

Mesfushori belg u ndesh ndaj dy lojtarëve legjendar disa herë gjatë karrierës së tij, por ai dha një arsye të qartë kur u pyet se me cilin do të preferonte të luante më shumë.


“Do të thoja Ronaldo për shkak se ai është më shumë një sulmues tipik. Messi është më shumë një playmaker, unë jam një playmaker, kështu që më dhuroni një sulmues”, ka thënë De Bruyne.

Këto fjalë të De Bruynes vërtetohen kur marrim parasysh partneritetin ‘vdekjeprurës’ të tij me Erling Haaland, me këtë të fundit që ka shënuar 52 gola në sezonin debutues në Angli.

Messi dhe Ronaldo kanë dominuar futbollin për më shumë se 15 vite, duke vendosur disa rekorde të jashtëzakonshme dhe duke fituar së bashku 79 trofe dhe 15 Topa të Artë.

Ky rivalitet ishe i shëndetshëm pasi i detyroi ata që të ngritin nivelin e lojës, por tani që asnjëri nga ta nuk luan në Evropë, Ronaldo kishte thënë se nuk e ndajnë më rivalitetin.

“Nuk i shoh më këto gjëra, rivaliteti ka ikur. Ishte e mirë, shikuesit e pëlqyen atë. Ata që pëlqejnë Cristiano Ronaldon nuk duhet ta urrejnë Messin dhe e kundërta”.

“Ne kemi bërë mirë, ne kemi ndryshuar historinë e futbollit. Ne jemi të respektuar në të gjithë botën, kjo është gjëja më e rëndësishme”, kishte thënë Ronaldo./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Mourinho i mahnitur nga kualiteti i yllit të Real Madridit - parashikon një të 'ardhme fantastike' për të

Mourinho i mahnitur nga kualiteti i yllit të Real Madridit - parashikon një të 'ardhme fantastike' për të

La Liga
Zinedine Zidane nuk hezitoi të përmend dy kundërshtarët më të vështirë në karrierën e tij

Zinedine Zidane nuk hezitoi të përmend dy kundërshtarët më të vështirë në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Fituan derbin, Gattuso shpërblen futbollistët e tij me Iphone 16

Fituan derbin, Gattuso shpërblen futbollistët e tij me Iphone 16

Ligat tjera
Faruk Statovci zbulon pengun më të madh në karrierën e tij si lojtar

Faruk Statovci zbulon pengun më të madh në karrierën e tij si lojtar

Superliga
Perez ka gati mega-transferimin e janarit te Real Madridi

Perez ka gati mega-transferimin e janarit te Real Madridi

La Liga
Tottenhami bëri përpjekje maksimale për transferimin e yllit të Barcelonës këtë verë

Tottenhami bëri përpjekje maksimale për transferimin e yllit të Barcelonës këtë verë

La Liga
Kalo në kategori