Dështimi i sulmuesve në Euro 2024 – çfarë thonë ekspertët dhe a ka ndryshuar tashmë loja
Euro 2024 nuk ishte deri tani një turne i mirë për sa i përket golashënuesve, ata që njihen tradicionalisht si numri 9-të (pavarësisht numrit që mbajnë në fanellë). Mjafton t’i hidhni një sy luftës për ‘Këpucën e Artë’ dhe e vëreni se lojtarët e këtij lloji nuk kanë ndezur në këtë kampionat Evropian.
Nga gjashtë lojtarët që janë të barabartë me nga tre gola (Harry Kane, Dani Olmo, Ivan Schranz, Cody Gakpo, Jamal Musiala dhe Georges Mikautadze), vetëm anglezi dhe gjeorgjiani janë sulmues tipikë.
Pra nuk ka asnjë gjurmë të kandidatëve të mëdhenj që u parashikuan para turneut, aty është vetëm Harry Kane.
Havertz mbeti me dy gola (të dyja nga penalltitë). Me një të tillë shfaqen Kylian Mbappe (nga penallti), Robert Lewandowski (gjithashtu nga penalltia), Patrik Schick dhe Álvaro Morata .
Nga ana e tyre, ‘vrasësit’ si Cristiano Ronaldo, golashënuesi më i mirë në historinë e Kampionateve Evropiane me 14 gola, pastaj Romelu Lukaku, Gianluca Scamacca, Dusan Vlahovic, Rasmus Hojlund dhe Benjamin Sesko janë larguar duarbosh, pa shënuar ose një gol të vetëm.
“Si sulmues, ju gjithmonë dëshironi t’u jepni sa më shumë hapësirë mesfushorëve. Unë përpiqem të shoh se si evoluon ndeshja dhe çfarë ka nevojë skuadra. Ka raste kur do të më duhet të luaj më shumë brenda zonës dhe të tjera kur do të duhet të kthehem dhe përpiqem t’i bëjë mbrojtësit të ndihen të pasigurt në situatat në të cilat nuk duan të jenë”, deklaroi Harry Kane për këtë çështje.
Aitor Karanka: Mesfushorët sulmues kanë ngritje
Është një rastësi apo ka ndryshim të trendeve të futbollit? Aitor Karanka, i cili po analizon turneun si anëtar i panelit të vëzhguesve teknik të UEFA-s, deklaroi se këtë gjë e kanë analizuar dhe do ta trajtojnë më thellësisht në të ardhmen.
“Është një temë që ne e kemi analizuar tashmë në këtë Euro 2024 dhe do ta trajtojmë më thellësisht. Ka pasur numra ‘9’ si Embolo apo Füllkrug, kur kanë pasur mundësi, kanë ndikuar, por në shumicën e skuadrave lojtarët e pozitave tjera kanë pasur më shumë rëndësi, si Nico ose Lamine te Spanja dhe Musiala te Gjermania. Tani edhe mesfushorët sulmues kanë më shumë ngritje. Në pjesën e dytë të turneut kemi kuptuar se ka më shumë pasime për sulmuesit që luajnë me shpinë. Ndeshjet e para ishin disi më statike për shkak të mbrojtjeve”.
“Ndoshta sulmuesit nuk kanë shënuar aq gola sa në raste të tjera, por duhet të shohim pak më tej. Për shembull , puna që bëri Alvaro Morata kundër Francës ishte spektakolare dhe lojtarë si Nico apo Lamine e shfrytëzuan këtë gjë”, deklaroi Karanka.
Paco Jemez: Ekipet janë transformuar dhe nuk duan të varen nga individualiteti
Paco Jemez, ish-trajneri i Alcala, Cordoba, Cartagena, Las Palmas, Rayo, Granada, Cruz Azul, Ibiza dhe Tractor, deklaroi se ekipet nuk varen nga individët.
“Përvoja na thotë se me një golashënues të shkëlqyer, ju vendosni gjithçka drejt tij, por tani të gjithë i menaxhojnë më mirë rastet, duke kërkuar më shumë alternativa”.
“Ekipet janë transformuar dhe nuk duan të varen nga individualiteti. Nëse ke një nëntë të shkëlqyer, duhet ta kërkosh, edhe pse jo të varesh prej tij”, deklaroi ai.
Mbetet vetëm finalja dhe testi për numrin ‘9’ vazhdon. A do të jenë në gjendje ta ndryshojnë këtë trend? Harry Kane dhe Alvaro Morata mund ta vendosin ndeshjen dhe të mbahet mend që një numër 9-të e vendosi finalen.
Finalja mes Spanjës dhe Anglisë në Euro 2024 zhvillohet në Olympastadion në Berlin të dielën, më 14 korrik. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRuben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Guardiolën ta rinovojë kontratën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A