Partitë opozitare PDK, LDK e AAK kanë ripërsëritur kërkesën e tyre që vendi të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Pas mbledhjes së kryesisë që u mbajt sot, përfaqësuesit e tri partive opozitare kërkuan shpërbërjen e Kuvendit dhe dorëheqjen e kryeministri Albin Kurti.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se shtatori duhet të gjej Kosovën me një kryeministër të ri.
Ai ka thënë se kanë mbetur edhe dy ditë “në dritaren kushtetuese” për të çuar vendin në zgjedhje të parakohshme, ose në të kundërtën sipas tij, Qeveria duhet ta çojë mandatin në fund.
“Kanë mbetur edhe 2 ditë të dritares kushtetuese që vendit tonë t’i mundësohet që zgjedhjet të mbahen më 30 qershor ose 7 korrik. Këto dy ditë do t’i japin një epilog, e do të presim deri në momentin e fundit, që vendi të shkojë më zgjedhje të jashtëzakonshme që vjeshta ose shtatori ta zë vendin tonë me një kryeministër të ri që e nxjerr Kosovën nga kriza”, ka thënë Tahiri.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se dorëheqja e kryeministrit Albin Kurti është zgjidhja e vetme e këtij procesi politik.
“Sa i përket zgjedhjeve është vetëm një zgjidhje, zgjidhja është dorëheqja e kryeministrit. Pra kryeministri nëse dëshiron që të ketë zgjidhje dhe zgjedhje në të njëjtën kohë duhet ai ta ofrojë zgjidhjen, zgjidhja është dorëheqja dhe shkuarja e vendit në zgjedhje”, tha Gashi.
Ai shtoi se zgjedhjet pritet të shpallen jo më larg se data 15 shtator, por konsultimet me partitë politike duhet të vazhdojnë.
“Data e rregullt e zgjedhjeve është ndërmjet 15 janarit dhe 15 shkurtit 2025…jemi në kohë zgjedhjesh… nuk është çështja e afateve dhe ultimatumeve…”, ka thënë ai.
Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka shfrytëzuar takimin me krerët e PDK-së “për t’i negociuar kushtet e dorëzimit të tij”.
“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës do t’i dërgojë një përgjigje me shkrim për ta konfirmuar se zgjedhjet do të ndodhin atëherë kur të shkarkohet kjo qeveri apo kur të dorëhiqet kjo qeveri e dëmshme…Kapitullimi i kësaj Qeverie duhet të ndodhë me dorëheqjen e saj…Po ua bëj një pyetje të thjeshtë qytetarëve: a jeni duke jetuar më mirë tani? Jeta e qytetarëve është vështirësuar”, ka thënë Tahiri.
Për dallim nga opozita, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi u shpreh se nuk ka pasur kërkesë për caktimin e seancës së shpërndarjes së Kuvendit.
“Nuk ka pasur asgjë konkrete dhe zyrtare, nuk ka pasur një kërkesë për tu renditur si pikë në një seancë shpërndarja e kuvendit, por e përsëris nëse opozita, komplet spektri politik, dakordohen për mënyrën e të shkuarit në zgjedhje të parakohshme nëpërmjet shpërndarjes së Kuvendit, Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme. Në të kundërtën, vazhdon puna për të përfunduar mandatin e plot dhe natyrisht në përmbushje e programit politik dhe qeverisës në raport me zotimet e dhëna në zgjedhjet e fundit”, shtoi ai.
Nëse opozita ka pajtueshmëri, Rrustemi shtoi se Lëvizja Vetëvendosje është po ashtu e gatshme për caktimin e datës së zgjedhjeve.
“Qëndrimi i LVV-së është i qartë, është bërë i qartë gjatë gjithë kohës. Ne jemi dakord nëse ka një pajtueshmëri të gjerë të opozitës dhe të mazhorancës për një datë të caktuar për zgjedhje të parakohshme, respektivisht për shpërndarjen e Kuvendit, jemi të gatshëm që ta diskutojmë shpërndarjen e Kuvendit. Por kjo kërkon përfshirjen dhe shpërndarjen të komplet opozitës, të themi komplet spektrit politik. Sepse data e zgjedhjeve dhe zgjedhjet është një proces që përfshin të gjitha partitë politike. Nëse opozita ka pajtueshmëri për këtë gjë, ne jemi të gatshëm që të diskutojmë shpërndarjen e Kuvendit”, theksoi ai. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rritja e pensioneve nesër do të diskutohet në seancë qeveritare
Ryshfeti me patentë-shofer, kapet në flagrancë instruktori i autoshkollës në Pejë
Kurti takon profesorin dhe analistin amerikan Serwer: Mirënjohës për analizën dhe këshillat e tij të mençura
Një i vdekur dhe 14 të lënduar në aksidentin mes autobusit dhe veturës në Keqekollë të Prishtinës
Parlamenti i Spanjës nuk mbështet iniciativën e partisë katalunase “Junts” për njohjen e shtetit të Kosovës, 293 deputetë votuan kundër
Policia identifikoi kamera vëzhguese të kamufluara për monitorim të lëvizjes së qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës në veri
Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit: Qeveria me Ligjin për Byronë tentoi kapjen e sistemit të drejtësisë
Plazhet e Vlorës thuajse bosh e larg pritshmërive, fundjava mbetet e vetmja shpresë
Nga sot Gjermania e njeh dyshtetësinë, kosovarët mund t'i mbajnë të dyjat
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Faza e eliminimit direkt në Euro 2024: Kompletohen çiftet, mësohet orari
Pse nuk u takua me Vuçiqin dhe a kanë vdekur marrëveshjet e Brukselit dhe Ohrit? - krejt çka tha Kurti pas takimit në Bruksel
Grusht shteti në Bolivi? Ushtarët sulmojnë pallatin presidencial, presidenti kërkon që të respektohet demokracia
Mburrej me të pasmet e saj 27-milionëdollarëshe: Besohet se trupi i saj nuk ka asnjë të metë, megjithatë realiteti është ndryshe
Hungaria priti tri ditë për tu eliminuar nga Euro 2024, Kroacia e treta më e dobët
Tifozët belgë filluan ta shanin, De Bruyne u hakmerret menjëherë