LAJMI I FUNDIT:

Forcat izraelite depërtojnë thellë në Rafah

Forcat izraelite depërtojnë thellë në Rafah

Tanket izraelite kanë përparuar në një lagje thellë brenda Rafahut, gjatë një prej netëve më intensive të bombardimeve në qytetin jugor të Gazës që kur Izraeli filloi ofensivën para një muaji.

Siç raportohet, sulmi i Izraelit në Rafah ka bërë që mijëra njerëz të ikin nga ajo që kishte qenë strehë për gjysmën e banorëve të enklavës.

Gjithashtu, sulmi ka ndërprerë edhe rrugët kryesore të hyrjes së ndihmave në Gazë, duke shkaktuar frikë ndërkombëtare për viktima masive.


Por, Izraeli thotë se nuk ka zgjidhje tjetër veçse të sulmojë qytetin për siç thuhet “të çrrënjosur batalionet e fundit të Hamasit”.

Që nga fillimi i muajit, trupat e tij kanë lëvizur ngadalë drejt Rafahut, shkruan Reuters, përcjell Telegrafi.

Ndërkohë, së fundmi tanket izraelite kanë zënë pozicione të reja përgjatë vijës kufitare me Egjiptin dhe janë vendosur në lagjen Yibna në qendër të qytetit.

Banorët palestinezë thanë se dronët izraelitë kanë sulmuar Yibnan dhe kanë hapur zjarr mbi disa anije.

“Nuk janë ndaluar zjarret izraelite gjatë gjithë natës, nga dronët, helikopterët, aeroplanët luftarak dhe tanket”, tha një banor i Rafahut, duke kërkuar që emri i tij të mos zbulohej për të mos rrezikuar sigurinë e tij.

IDF njofton se ka vrarë komandantin e Xhihadit Islamik në lindje të Rafahut
Lexo po ashtu IDF njofton se ka vrarë komandantin e Xhihadit Islamik në lindje të Rafahut

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një numër luftëtarësh në veri të Rafahut, ku trupat e saj kanë zhvilluar operacione të mëdha “për shkatërrimin e Hamasit”.

Madje, ushtria e Izraelit thotë se ka vrarë një person të identifikuar si Ahmed Yasser Alkara, i përshkruar si operativ kyç i Hamasit, së bashku me dy militantë të tjerë.

“Alkara mori pjesë në masakrën e 7 tetorit në jug të Izraelit dhe ishte një operativ i rëndësishëm që kreu sulme ndaj trupave të IDF gjatë luftës”, thuhet në deklaratën ushtarake të Izraelit.

Ndryshe, UNWRA, agjencia kryesore e OKB-së në Gazë, vlerëson se më shumë se 800 mijë njerëz janë larguar nga Rafahu që kur Izraeli filloi të sulmonte qytetin, pavarësisht paralajmërimeve ndërkombëtare. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Kanada ia dorëzoi forcave ukrainase sistemin ushtarak NASAMS

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Ndryshimet klimatike dhe ndotja do të vrasin 30 milionë njerëz në vit deri në fund të shekullit

Ndryshimet klimatike dhe ndotja do të vrasin 30 milionë njerëz në vit deri në fund të shekullit

Botë
Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua

Zëvendëspresidentja e Filipineve: Kam porositur vrasjen e presidentit nëse më vrasin mua

Azia
Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Grenell mund të jetë i dërguari special i Trumpit për luftën në Ukrainë

Evropa
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori